Morena Taraku: Bukuria e femrës
nuk qëndron tek lakuriqësia

Morena Taraku: Bukuria e femrës<br />nuk qëndron tek lakuriqësia
Vajza bukuroshe nga Kosova rrëfen pasionet e saj dhe jetën si një ndër femrat më të pëlqyera nga publiku.

Është zgjedhur “Miss Kosova 2010”, “Miss Liberty of the World 2012", mori pjesë në “Miss Earth 2010”, ka përfaqësuar Shqipërinë në “Miss world 2012”; shijoi aventurën e saj në “VIP Shpija 3”, provoi veten si prezantuese e “Video Festit Muzikor” dhe është imazh publicitar i DigitAlb.

Në këtë intervistë ajo tregon më shumë për veten, karrierën dhe ëndërrat e saj.

Morena, cilat mund të konsiderohen si sukseset tuaja gjatë kësaj karriere deri tash?

Çdo sfide të re i gëzohem, çdo hap që bëj mundohem ta kurorëzoj me sukses. Fundja, çdo gjëje që në jetën time i fala buzëqeshje, e quaj sukses.

Pjesëmarrja në  konkurse bukurie është cilësuar si një botë e bukur me shkëlqim, sharm…

Në çdo rrugë që hyn, je ti që i jep sharmin apo shkëlqimin e dëshiruar...Spektri ka shumë ngjyra.

Si e nisët ju këtë udhëtim?
Mendoj se këto gjëra nuk nisen, ato kanë lindur bashkë me mua...është momenti dhe fati që të udhëheqë me to. E, kjo mua është duke më përcjellë që nga mosha 16 vjeçe.

Thuhet se bukuria është shumë e rëndësishme kur vendos të merresh me art. Çfarë i duhet tjetër një femre për t’u bërë e suksesshme?

Vet arti është i bukur, ndaj bukuria e femrës dhe arti sikur shkojnë paralel, por nëse kjo fisnikërohet edhe me mençuri, suksesi nuk mungon.

Mis, imazh televiziv…, çfarë ju bën të ndiheni e tillë, me pak fjalë çka keni ju ndryshe nga të tjerat?

Njeriu i gëzohet asaj që e do. Secili ka diçka të veçantë që e bën të dallojë nga të tjerët.

Çfarë të nevojitet që të dukesh pikërisht kështu siç je?

Buzëqeshja ime.

Eksperienca juaj më e bukur deri tani?

Ajo që do të vijë. Gjithmonë  shikoj përpara.

Sa shpenzon për pamjen tënde?

Nëse flasim për evenimente, grimi është pjesë përbërëse e tyre, por përditshmëria ime është e thjeshtë dhe pa grim. Të vetmen gjë që shpenzoj është koha, hahaha...

Për veshjet vendos vetë apo këshillohesh me stilistë?

Aty ku ndihem rehat - ky është stili im. Këshilltarin më të mirë që nga fillimi e kisha veten, prandaj vazhdoj ta këshilloj vetëm unë Morenën.

A bën sport?

 Jam marrë me karate, ndërsa tani me fitnes.

A do të pranonit të pozonit nudo për një revistë prestigjioze botërore?

 Nuk mendoj se bukuria e femrës qëndron në lakuriqësi.

A i lehtëson gjërat bukuria për femrat, a e kanë më të lehtë ato të gjejnë dashurinë?

Thonë se fati buzëqesh, jam unë ajo që besoj në fat, e jo në bukuri.

morena taraku

Çfarë kushtesh duhet të plotësojë dikush për të qenë miku juaj?

Duhet të jetë i sinqertë.

Femrat e bukura gjykohen si të përcipta, e ke ndjerë këtë gjë?

Ky është gjykim i rremë. Mençuria nuk peshohet me terezi.

A është e vështirë të ecësh në jetë kur je një vajzë e bukur?

Jo. Rrugët janë përplot me vajza të bukura.

Çfarë të mungon për ta plotësuar jetën tënde?

Nëna.

Çfarë ju jep më shumë kënaqësi në këto momente?

Babai im. Ai i cili më bën të buzëqeshë edhe kur kam sytë me lot.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"

Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron