Mori 200 mijë lekë, pranga shefit
të antitrafiqeve në Fier, Altin Haderi
-Për shkak se i kishte marrë një shoferi 200 mijë lekë të reja për dokumentet e makinës, dje policia arrestroi shefin e antitrafiqeve të Fierit, Altin Hadërin.
FIER-Për shkak se i kishte marrë një shoferi 200 mijë lekë të reja për dokumentet e makinës, dje
(18 nentor 2013) policia arrestroi shefin e antitrafiqeve të Fierit, Altin Hadërin.
Arrestimi i tij u krye në ekzekutim të Urdhrit të Task-Forcë, pranë Prokurorisë. Më 14 nëntor, Prokuroria e Fierit filloi procedimin penal nr.699 për veprat penale “Korrupsioni Aktiv e Pasiv i Personave Që Ushtrojne Funksione Publike”, parashikuar nga nenet 244 dhe 259 të Kodit Penal. Nga materiali kallëzues rezulton se në date 13 nëntor 2013, shtetasi P.Arapi, banor i qytetit të Fierit, ka pretenduar se para 4 vitesh i shiti një mjet tip “Nissan” shtetasit M. Mullaj, me akt shitje noterial. Mjeti i tij, disa kohë më parë është ndaluar në postbllok, te Rreth-rrotullimi i Lushnjës, nga Altin Haderi.
Ky i fundit, duke konstatuar mungesë të dokumentacionit të mjetit dhe duke patur dyshime se mjeti ishte i vjedhur, i ka referuar materialet në Prokurori e më pas i’u la në ruajtje shtetasit M. Mullaj, por pa kthyer dokumentat shoqëruese të mjetit. Oficeri i policise gjyqesore Altin Haderi dyshohet se u ka kërkuar dhe marrë shtetasve P. Arapi dhe M. Mullaj, shumën e 200.000 lekëve, në këmbim të kthimit të dokumenteve. Sipas shpjegimeve nga kallëzuesit, kaluan rreth 4 vjet dhe dokumentet e mjetit ende nuk u janë kthyer.
Në këto kushte, kallëzuesit i kanë kërkuar Haderit kthimin e lekëve. Shtetasit M. dhe R. Mullai, at e bir, kanë dijeni dhe kanë qenë të pranishëm në momentin e dorëzimit të lekëve, fakt ky që megjithëse nuk është realizuar “shkëmbimi” deri në fund (pra, dorëzimi i dokumenteve të automjetit), i dyshuari refuzon të kthejë lekët, duke pretenduar që ato i janë dhënë prokurores së çeshtjes dhe ai ka qenë vetëm ndërmjetësi.
Lajmi u perditesua
Redaksia Online
(e.s/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.4%
-
Jo
51.6%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 14878
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Nga Polonia në Slloveni, Jurgen Çelhaka ndryshon ekip
12 Janar, 22:57
-
Pezullohet mësimi në 77 shkolla të vendit nga moti i keq (LISTA)
12 Janar, 22:48
-
Përmbytjet në Vlorë, banorët vendosin thasët me rërë për të ndaluar ujin! Dredha: Përveç ‘Albano & Romina’, rrugët e tjera të kalueshme (VIDEO)
12 Janar, 22:44
-
Pesë fitore radhazi, Napoli 'likuidon' 2-0 Veronën dhe kryeson Serie A
12 Janar, 22:37
-
Tiranë/ Policia merr me karrotrec makinën në të cilën u vra 56-vjeçari (VIDEO)
12 Janar, 22:32
-
Përmbytjet në Vlorë, ministri i Mbrojtjes: Po angazhohemi për menaxhimin e situatës (VIDEO)
12 Janar, 22:31
-
Vrasja te Pallati me Shigjeta, 56-vjeçari ishte pronar i një mobilerie në zonën ku u vra
12 Janar, 22:10
-
Barcelona me dhjetë lojtarë turpëron Real Madridin, e përmbys 2-5 dhe merr trofeun e Superkupës së Spanjës
12 Janar, 22:03
-
Gjykata e dënon me 14 vite burg bandën e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, por i liron me kusht! Grabisnin banesat në Itali (EMRAT)
12 Janar, 21:56
-
Itali/ Shqiptari prangoset teksa shiste kokainë, policia ndërhyri kur mori lekët
12 Janar, 21:43
-
VIDEO/ Dy gola në pak ditë, Arbër Hoxha shënon sërish nën sytë e një kampioni bote
12 Janar, 21:32
-
ESENCË në Report TV/ 2500 dollarë, grekët e blenë kokën e Ali Pashë Tepelenës në Kakavijë!
12 Janar, 21:20