Një oficer i policisë gyqësore është arrestuar në Shkodër nën akuzën e "shpërdorimit të detyrës" dhe "korrupsionit pasiv" . Ka qenë Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm (SHKB) që ka bërë arrestimin e Genc Filipit, me detyrë oficer i policisë gjyqësore në drejtorinë rajonale të policisë së Shkodrës.
Në momentin e arrestimit oficeri Filipi ndodhej në shtëpinë e tij të pushimit në plazhin e Velipojës. SHKB ka bërë arrestimin e oficerit Filipi rreth orës 18:30 minuta. Aktualisht ndodhet në dhomat e paraburgimit të komisariatit të Shkodrës.
Burime të “Shqiptarja.com” zbulojnë se oficeri i policisë gjyqësore dyshoet se ka marrë 3 mijë euro ryshfet nga një qytetar për të mos ta proceduar për lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Policia e Shkodrës ka pohuar lajmin, ndërkohë që ka deklaruar se përveç Filipit në pranga ka rënë edhe i Prekë Molla, 49 vjeç, edhe ky i akuzuar për veprën penale të “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Ja komunikata e policisë Shkodër
Në zbatim të urdhërit të Prokurorit u bë ndalimi i shtetasëve:
• Genc Filipi, 42 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë Oficer i Policisë Gjyqësore në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër për veprën penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
• Prekë Molla, 49 vjeç, banues në Velipojë, për veprën penale të “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” .
Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” në ngarkim të shtetasit Genc Filipi parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal dhe veprën penale të “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” në ngarkim të shtetasit Prekë Molla, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com