Mori 3 mln lekë duke premtuar punë në shtet, arrestohet 43 vjeçari nga Tirana

Mori 3 mln lekë duke premtuar punë në shtet, arrestohet 43 vjeçari nga Tirana

Foto ilustruese

I premtoi se do ta punësohet në shtet në një institucion në Durrës dhe i mori 3 mln lekë të vjetra, por e mashtroi. Policia e Durrësit ka prangosur një 43-vjeçar për mashtrim, me precedent penal me të njëjtën akuzë. 

Lulëzim Çifliku 43 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se i ka marrë një shtetasi rreth 300 mijë lekë të reja, duke i premtuar se do ta punësonte pranë një Institucioni Shtetëror në Durrës. Ai është denoncuar nga shtetasi me iniciale K.SH. 

Njoftimi i plote  

Specialistët e Seksionit Kundër Korrupsionit në Drejrorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës pas një hetimi 3-mujor me metoda speciale kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit:

• Lulëzim Çifliku 43 vjeç, banues në Tiranë, me preçedentë penale të mëparshëm për të njëjtën vepër penale.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi L.Çifliku i ka marrë një shumë prej 300.000 lekë (të reja) shtetasit me iniciale K.SH. me qëllim për ta punësuar pranë një Institucioni Shtetëror në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”parashikuar në nenin 245/1 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin