Olta Xhaçka arriti një rezultat të jashtëzakonshëm në zonën e saj në Kolonjë, duke marrë 87% të votave të socialistëve. Në një lidhje telefonike për "Report Tv", Xhaçka tha se kjo ishte një fitore spektakolare e PS në Kolonjë, ku shtoi se rezultati i arritur është më i larti ndonjëherë që socialistët kanë marrë në këtë zonë. Sipas Xhaçkës, mandati i tretë qeverisës për PS erdhi si rezultat edhe i punës dhe vizionit të kreut të kësaj partie, Edi Ramës.
"Ka qenë vërtetë një fitore spektakolare e PS në Kolonjë, por edhe në qarkun e Korçës. Veçanërisht në Kolonjë kemi marrë një rezultat që në përqindje votash që është më e larta që kemi marrë ndonjëherë në zgjedhje parlamentare dhe jam shumë krenare që përfaqësova PS në Kolonjë. Jam duke ndjekur situatën për qarkun e Korçës dhe për Shqipërinë dhe shikoj këtë trend kudo, patjetër që kandidatët kanë rolin e tyre, por pas kandidatëve është një makineri e jashtëzakonshme organizative që është PS, por edhe puna e jashtëzakonshme dhe vizioni i Edi Ramës, por edhe puna që kemi bërë gjatë këtyre 8 viteve. Unë prisja që Kolonja të na mbështeste, siç na ka mbështetur edh enë betejat e tjera elektorale. Jam shumë e prekur dhe e emocionuar për mikpritjen, është një fitore që na takon të gjithëve dhe që i takon mbi të gjithëve atyre që na mbështetën", tha Xhaçka.
Lajmi kryesor:
Mbyllet numërimi për kandidatët në Kolonjë, Olta Xhaçka merr 87% të votave të socialistëve kolonjarë! Flet për "Report Tv": Fitore spektakolare e PS
Sondazhi i ditës:
Pritet konferenca e parë ndërqeveritare, mendoni se Shqipëria bëhet anëtare e BE në një kohë të shkurtër?
-
PO
53.9%
-
JO
40.3%
-
NUK E DI
5.7%
Vota total: 2821
Lajme të tjera
-
Veliaj nga Njësia 4: Punojmë që sot për shumicën e plotë nesër, që partiçkat mos të na bllokojnë projektet! PS parti e hapur, që rritet çdo ditë
2 Korrik, 14:00
-
10 krerë gjedhë të pamatrikulluar, kontrabandë nga Greqia, arrestohet 37-vjeçari, në kërkim edhe një person tjetër
2 Korrik, 12:36
-
Votat e Zenelit ia kaluan Gështenjës, 'detyrim paraqitje' për 6 të arrestuarit! 1 tjetër arrestohet sot, i teti ende në arrati
2 Korrik, 09:56
-
Aksident në Korçë, humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, lëndohet shoferi 20-vjeçar
2 Korrik, 08:37
-
Aksident në Kapshticë, drejtuesi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga! Ndërron jetë shoferi 31-vjeçar! (VIDEO)
1 Korrik, 17:25
-
Ryshfet deri në 100 mijë lekë, lihet në burg inspektori i AZHBR-së, ‘arrest shtëpie’ për blegtorin! Masat u morën pa avokat
1 Korrik, 17:12
-
Për të dytën ditë, reshje të dendura shiu dhe breshëri në Korçë (VIDEO)
1 Korrik, 16:30
-
PS zgjedh drejtuesit lokalë, Veliaj konfirmohet sërish në krye të Tiranës! Ja kush janë të përzgjedhurit në të gjithë vendin! Në 3 bashki përsëritet gara
1 Korrik, 15:48
-
Harta e re Gjyqësore, Rama: S’ka për të ndryshuar, bojkoti është pa vlerë! Reagon Dhoma e Avokatëve: Zgjidhje ka, s’është presion por të na dëgjohet zëri
1 Korrik, 13:41
-
PD kërkon heqjen e mandatin e Xhaçkës: Ka konflikt interesi! Mazhoranca: Vërtetoni që ka përfituar 1 qindarkë! Rama: Sulm i ulët personal! Ministrja: Pres e qetë institucionet
1 Korrik, 12:12
-
‘Art në gur’, edicioni i X-të i simpoziumit të skulpturave! 60 vepra arti kthejnë në ‘muze’ qytetin e Korçës
30 Qershor, 20:43
-
'Çmendet' moti në Korçë! Reshje të dendura breshëri në të gjitha zonat, dëmtohen të mbjellat (VIDEO)
30 Qershor, 18:10