Pas triumfimit në edicionin  e parë të Big Brother Vip Kosova, për Stresin nuk paskan fund lajmet e mira. I përfolur shpesh për mbështetjen e madhe ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, Stresi ka marrë urimin e përzemërt nga politikani, të cilin nuk ka ngurruar ta publikojë në rrjete sociale.

Me një “screenshot” të bisedës së tyre në “WhatsUpp” të publikuar në rrjetin e tij Instagram, ai zbuloi se politikani e uroi për fitoren duke i uruar suksese më të mëdha.

“Urime Stres dhe suksese gjithnjë e më të mëdha”- mësohet ti ketë shkruar Berisha Stresit.

Kujtojmë se Stresi fitoi çmimin e madh prej 116 mijë euro. Ai e ka cilësuar si aventurë dhe eksperiencë të paharrueshme ndërsa ka falënderuar të gjithë mbështetësit.