TIRANË - Altin Dumani, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin ishte sot (21 janar 2025) palë në seancen gjyqësore publike të zhvilluar në Kolegjin e Posaçëm te Apelimit, Apelin e Vetting-ut, për subjektin e rivlerësimit Valentin Preçi, prokuror në prokurorinë e Tiranës.
Me mbarimin e mandatit të Komisionerëve Publikë më 31 dhjetor 2024, sipas nenit 179/b, pika 8 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 199, paragrafi i 2-të i Kodit të Procedurës Civile, u bë kalimi procedural i palës “Komisioner Publik”, tek “Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme”.
Në seancën e sotme, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme paraqiti shkaqet e ankimit për të trija kriteret e rivlerësimit, të pasurisë, figurës dhe të aftësive profesionale që lidhen me subjektin e rivlerësimit Valentin Preçi. Dumani i kërkoi Kolegjit ndryshimin e vendimit të konfirmimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Valentin Preçi.
Fakti që Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme do të vijojë të jetë palë në procesin e vetting-ut, do të jetë një garanci që procesi do të mbikqyret dhe do të vijojë të zhvillohet në menyrë rigoroze, edhe pse është në fazën përmbyllëse të tij.
Kolegji duhet të përfundojë shqyrtimin e rreth 120 çështjeve të mbetura deri ne qershor të vitit 2026, kur i mbaron edhe mandati kushtetues.
Lajmi ne perditesim...
G.K/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
53.9%
-
Jo
33.4%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 419
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ 14 vite nga vrasjet e 21 janarit! Familjarët: Ekzekutorët e krimit shtetëror s'janë dënuar ende! Lule dhe në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit'
21 Janar, 09:48
-
14 vite nga vrasjet shtetërore të 21 janarit, Rama: Drejtësia nuk duhet vonuar më! Fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër duke pritur
21 Janar, 08:00
-
14 vite nga krimi shtetëror i 21 janarit! Dosja në duart e SPAK, do zbardhë rolin e Berishës dhe Bashës! Provat e Strasburgut që rihapën hetimet
21 Janar, 07:07
-
Jakin Marena: Berisha nën hetim për ‘21 janarin’, testi për fuqinë e SPAK
20 Janar, 19:21
-
‘Xibraka’/ SPAK rrëzon sërish Sali Berishën: S’ka kallëzim nga ‘anonimi’ Zaho Koka për Olsi Ramën
20 Janar, 16:23
-
'Jemi 14 vite me vonesë në mbledhjen e provave', gazetari Mahmutaj: Vetë Berisha tha, më 21 janar 'do kisha vrarë jo 4 por 4 mijë'! Nuk i ka mohuar urdhrat për vrasje
20 Janar, 14:07
-
Inceneratori i Tiranës/ GJKKO shtyn seancën për shqyrtimin në themel të të pandehurve, shkak mugesa e prokurorit
20 Janar, 13:53
-
'Toyota Yaris'/ Dumani paralajmëron Berishën: Do mbash përgjegjësi penale për publikimin e saj! Të gjithë të barabartë para ligjit
20 Janar, 13:15
-
Kreu i SPAK: Po bëhen veprime të shumta hetimore për '21 Janarin'! Pasi të grumbullohen provat, ballafaqimi! Përgjimet e SkyECC? Dumani: Nëse kemi prova godasim çdo politikan
20 Janar, 12:43
-
A do shkojë në SPAK nëse thirret për 21 Janar? Berisha hesht e sulmon SPAK: Institucion politik, komandohet nga Rama
20 Janar, 12:30
-
Kryebashkiaku socialist i Malësisë së Madhe shkon në SPAK, Marinaj: S’kam lidhje me asnjë grup kriminal
20 Janar, 08:18
-
Afera ‘Partizani’/ Sali Berisha sulmon Dumanin pasi doli nga SPAK: Altin Lala do përfundojë në koshin e plehrave! Militantët e braktisin
20 Janar, 07:23