Arbër Hoxha po bën mirë me Slaven Belupo në elitën e futbollit kroat. Sulmuesi anësor këtë sezon ka shënuar tre gola dhe ka asistuar po tre herë, teksa shpejtësia dhe driblimet janë arma e tij më e fortë.
Në Kroaci bëjnë me dije se gjigantët e Dinamos së Zagrebit janë gati të ofrojnë 1 milionë euro për kartonin e tij, duke e marrë nga Belupo. Me kontratë deri në janarin e 2027, duket se Belupo mund të prishë mendjen nga oferta e majme dhe 25-vjeçari shqiptar do rikthehej në Zagreb, këtë herë jo me Lokomotivën.
I dalë nga moshat e Prishtinës, Hoxha ka luajtur edhe me Ballkanin dhe në verën e 2021 kaloi në Kroaci për llogari të Lokomotivës së Zagrebit dhe më pas te Slaven Belupo.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Sulmuesi anësor ka luajtur tre ndeshje me Kosovës, teksa së fundmi është pajisur edhe me pasaportën shqiptare, duke u përfolur se trajneri i Kombëtares, Sylvinho kishte interes për ta afruar te Shqipëria.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)