KAJRO- Presidenti i rrëzuar i Egjiptit, Muhammad Morsi është shfaqur sot para trupit gjykues në një kafaz xhami për akuzat për konspiracion, spiunazh dhe akte të terrorizmit.
Dalja e tij është kryer nën masa të rrepta sigurie. Ai është shfaqur i vendosur në një kafaz xhami, çka ka bërë që avokati i tij mbrojtës të largohet nga salla në shenjë proteste për “diçka që nuk kishte ndodhur në asnjë vend të botës”. “Kafazi i xhamit është për të fyer të pandehurin”, ka vijuar avokati i ish-presidentit egjiptian.
Ish-presidenti Morsi dhe 35 anëtarë të Vëllazërisë Myslimane janë akuzuar për spiunazh dhe kryerjen e akteve terroriste brenda vendit, zbulim të informacionit të klasifikuar të vendeve të huaja, financim të terrorizmit edhe jashtë Egjiptit, raporton BBC.
Në mesin e akuzave, zyra e Prokurorit të Përgjithshëm deklaroi gjithashtu se Vëllazëria Myslimane dhe terroristët kanë sulmuar forcat e armatosura dhe policinë
në Sinai "me qëllim për të terrorizuar popullin egjiptian, nxitjen e kaosit, cenimin e pavarësisë së vendit dhe integritetin e saj territorial dhe nxitjen e luftës civile në Egjipt.”
Morsi, i cili u rrëzua nga ushtria në muajin korrik të vitit të kaluar, po gjykohet edhe për përfshirjen e tij në vrasjen e protestuesve opozitare në dhjetor të vitit 2012.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com