Mortjepolitika, si mënyrë për t’u dhënë jetë ëndrrave të pushtetit

Mortjepolitika, si mënyrë për t’u dhënë jetë ëndrrave të pushtetit

Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Ilir Meta

Vdekja është e kundërta e jetës. Kush do njërën, nuk mundet kurrsesi të dojë tjetrën. Në të gjithë historinë botërore, pjesa dërrmuese e shembujve tregojnë se në politikë, kush dëshiron t’i japë jetë ëndrrave për të ardhur një ditë në qeverisje, zgjedh shpresën dhe jetën. Jo vdekjen. Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Ilir Meta nuk e kanë nxjerrë këtë mësim, edhe pas dështimeve të njëpasnjëshme për ta bërë shkatërrimin, mungesën e shpresës, zjarrin, tymin, vdekjen, mjete për të rrëzuar Edi Ramën, si dhe për të ardhur në pushtet. Të tre bashkërenduan veprimet gjatë gjithë vitit 2019, që kur hoqën dorë nga mandatet, për të ardhur në pushtet përmes akteve si largimi nga Kuvendi, protestat e dhunshme me zjarrvënie të institucioneve, lojërave me nervat e qytetarëve me dekretime dhe zhdekretime. Dhe në fund dështuan. Një vit më vonë, të tre po bashkërendojnë veprimet, për të shfrytëzuar një ngjarje madhore mbarëbotërore, siç është pandemia e SARS COV-2, për t’iu afruar më shumë pushtetit, që u ka mbetur si mirazh shkretëtire, në gjendjen e pashpresë ku e kanë futur veten. Akti më i fundit i çiftit presidencial dhe bashkëpunëtorit në selinë e partisë që ndodhet buzë Lanës, është loja me vdekjet. Ka qenë një dramë e luajtur me dy akte, nga personi që kanë zgjedhur si aktor kryesor për ta luajtur, pikërisht për faktin, se as nuk e merr mundimin të bëjë sikur mendon, gjatë recitimeve të tij.

Në emisionin Opinion të ditës së enjte, Lulzim Basha, domethënë aktori i dramës me regji tjetërkund, plasi “një bombë” aty nga fundi i emisionit, duke akuzuar qeverinë për fshehje të vdekjeve. Ky ishte akti i parë. Aktin e dytë e kishin lënë për një ditë më vonë. Një dorë e fshehtë, nxori ashtu si padashje, në portalin e Partisë Demokratike dhe djalit të liderit faktik të saj, disa pamje pikëlluese nga morgu i Tiranës. Ky ishte akti i dytë. Dy akte që në sytë e çdo shqiptari, janë përshkrimi më i mirë i mjerimit politik të një opozite që nuk u ngrit kurrë në rolin që duhet të ketë. Me siguri, kur është kujdesur të shpërndajë personalisht në disa media fotografi të morgut, udhëheqësi i partisë buzë Lanës dhe bashkëpunëtori i tij në presidencë, kanë pritur reagim të zemëruar të qytetarëve kundër qeverisë. Një provë është tërbimi i sotëm i Petrit Vasilit, i cili shpërndante sërish e sërish në Facebook fotot e morgut, dhe shfrynte me fjalë të denja për një halabak, i zemëruar më shumë me bumerangun që shkaktuan fotografitë, se sa me vetë pamjet. Sepse shqiptarët, të cilët janë shumë herë më njerëzorë, shumë herë më të kulturuar, shumë herë më të përgjegjshëm, shumë herë më të mençur se sa treshja e të pashpresëve, dje reaguan me një neveri, njëqindfishi më të fortë edhe se sa në natën kur televizioni presidencialo-demokratikas, i futi në gjendje paniku kur i lajmëroi se në orën filan të një mbrëmjeje nëntori, do të binte tërmet. Kanë reaguar qytetarët, pa dallim bindjesh politike. Sepse filmi shpresëvrasës i nekrofilëve të opozitës, është i dënueshëm pavarësisht prej bindjeve. Sepse, në radhë të parë, jemi njerëz. Kjo është neveria e një populli, që i ka ardhur në majë të hundës me aktorët dhe regjisorët babalo-tragjikë, që si alternativë kur kërkojnë votën, nuk shpalosin shpresën e një të ardhmeje më të mirë, por mortjen. Është mortjepolitika e të pashpresëve.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vlora: 21/11/2020 16:21

    Te kryesh nje veprim duhet te kete sens.Vras mendjen se cinteres mund te kete Rama te fshehi te vdekurit.Dikur thoshnin se po shton te vdekurit se per cdo vdekje paguhej nje sasi eurosh ,biles kete teori e kishin dhe konspiracionistet.Tani per cudi kaluan ne sens te kundert.Vdekje ka gjithandej dhe nuk eshte vetem ketu kjo pune .Cdo fitonte qeveria po te pakesonte vdekjet.Nje argument kishte dhe Paloqja kur perdori kusheriren e tij per politike Cmjerim .Pedagogen e ekonomikut e dhane jo nje e dy po disa gazeta ,biles dhe dedikimin e ministres se arsimit .Dje nxoren foto nga morgu ,.Ne asnje vend nuk ndodh kjo,ku z. Gjikondi aludonte se i ka nxjere drejtori morgut se qenka i LSI .Kjo te le pa fjale ,ai do futur brenda dhe tu lihet per ushqim te burgosurve,,ose ta cojne te kopeshti zoologjik se vetem njeri nuk eshte

    Përgjigju
  • LORA: 21/11/2020 11:44

    Nuk e kuptoj,perse ende quhet opozite hordhia e vetdjegun shqup-se dhe lesh-e-liste. Vetem nje drejtesi e drejte i con legalisht ne vendin qe meritojne,tash e tri dekadat e fundit. Ata kane tridhjete vite qe gjellisin,vrasin e poshterojne Shqiperine tone Vetem me mortje-politike. Deri kur k'shtu ma ?????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi