Ditën e sotme në Heidelberg të Gjermanisë, qindra shqiptarë janë mbledhur për të protestuar kundër ndërtimit të një resorti në Zvërnec të Vlorës.

Në shesh janë mbledhur përafërsisht 300-400 shqiptarë, të cilët mbajnë në duar pankarta anti-qeveritare, por edhe flamuj e simbole të tjera kombëtare.

Protestat kanë nisur prej disa ditësh në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë, pas incidentit të një javë me parë ku një protestues u tërhoq zvarrë nga rojat e sigurisë private, në vendin ku pritet të ndërtohet resorti në Zvërnec.

‘Mos e shit Shqipërinë’, ‘Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve’, janë disa nga shkrimet kryesore në pankartat e protestuesve.


Lajmi kryesor:

'Zvërneci'/ Me flamuj kuqezi dhe pankarta kundër 'shitjes së Shqipërisë', shqiptarët protestojnë në Bruksel e Londër