Mos gaboni me terminologji, sepse nuk është rikthimi i Bashës, por ringritja e tij

Mos gaboni me terminologji, sepse nuk është rikthimi i Bashës, por ringritja e tij

Lulzim Basha

Jo rikthim i Lulzim Bashës, por ringritja e Lulzim Bashës! 

Basha e nuk e ka bërë politikën si dikur furgonat e Unazës së vjetër që niseshin nga i njëjti vend e ktheheshin përsëri në të njëjtën vend! Prandaj, Basha nuk rikthehet në politikë sa herë bën një konferencë për shtyp që në fakt i ka bërë shumë rrallë e unë kam qenë e mbeten se ai duhet të ketë një lidership shumë më aktivë duke i dhënë garanci demokratëve dhe shqiptarëve se ai e ka seriozisht aktivitetin si kryetar i PD! Rikthimi i Bashës ishte kur i votua më një anëtar e një votë në një moment të vështirë për PD dhe po ashtu ndoshta edhe për veten e tij! Ai i rikthye në një moment që ndoshta as vetë nuk e kishte besuar se do e bënte!

Madje nuk kishte menduar se do të kishte kaq shumë kundërshtarë edhe nga ata që i kishin thënë se ishin miq të ngushtë të tij! Lidershipi është betejë që fitohet edhe asnjëherë nuk dhurohet dhe nuk zhvillohet në kushtet e një paqeje absolute! Kur dha dorëheqjen i pata thënë: mos mendo se do të mërziten shumë me largimin tënd edhe ata që t'i i quna miq sot e mos mendo se do luten te rikthehesh e që rikthimi jot do të pritet me dashuri e me lule! Madje i dhashë edhe shembuj nga historia jonë e shekullit të kaluar si: Ismail Qemali themeluesi i shtetit i largua dhe nuk u kthye më! Fanoli i largua dhe nuk i kthye më! Vetëm Zogu i largua dhe i kthye, por sigurisht nuk i prit me lule! Megjithatë Basha vendosi të rikthehet dhe këtë e bërë duke vendosur të rigarojë për kreun e PD dhe duke i konfirmuar! Ka pasur debate në lidhje me numrin e anëtarësisë dhe shumë po na shqetësohen se Basha ka përgjysmuar numrin e anëtarëve të PD!

Ka dy të vërteta të mëdha në lidhje me këtë temë:

1. Me mbarimin e Luftës së Ftohtë ranë edhe partitë e masave! Pra, ata parti që forcën e tyre e lidhnin me numrin e anëtarësisë dhe suksesin e Partisë e lidhnin mes lidhjes besnikë të anëtarit e partisë përmes "teserës". Të gjitha rastet e pas viteve '90 janë raste ku fitojnë parti që lidhen me kauza dhe janë model populizmi! Një parti e tillë është pikërisht edhe vetë PD! Po ashtu edhe plot raste të tjera si Fratelli d'Italia në Itali, Syriza në Greqi e plotë raste të tjera! Një ndër arsyet që PD është në krizë është se ajo ishte një lëvizje populiste dhe i kthye në model demode të e versionit sovjetik me struktura klasike e me ndarje të madhe mes drejtuesve dhe anëtarësisë! 
2. Numri i madh ose i vogël i anëtarëve nuk është një tregues për sukses elektoral apo për të fituar. Vetë rrugëtimi i kundërshtarëve të Bashës që e sulmojnë per këtë te dëshmon këtë! Mblidhen sipas tyre 40 mijë anëtar në stadium, bënë refendum me 40 mijë anëtar, i morën anëtarët që Basha paska larguar dhe humbën zgjedhjet më 95%.

Jo çdo konferencë për shtyp e Bashës duhet të konsiderohet rikthim! Sigurisht kjo mund të jetë mundësi për ringritjen e Bashës e që kjo do të ndodhet varet eskluzivisht nga ky i fundit fati i tij dhe i demokratëve!:

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjuzi: 13/01/2024 14:02

    O Bane, po vet i beson ato që shkruan? Me lot

    Përgjigju
  • polici: 13/01/2024 13:37

    hahahaah hahahaah haahahah hahahah ahahah hahahahahahahahaha hahahaa aaa ahahha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë