TIRANË-Parlamenti Europian ka nisur sot në mbrëmje debatet mbi një draft-rezolutë për çeljen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo seancë është thirrur nga grupimet e mëdha politike për dy çështje kryesore, për vendimin e Këshillit Europian për mos hapjen e negociatave dhe rezoluta që do të votohet ditën e nesërme, më 24 tetor. Eurokomisioneri Johanes Hahn tha se është i zhgënjyer me vendimin që BE mori në 17-18 tetor dhe se një vendim të tillë nuk është një vendim lavdie për këtë union.

"Zhgënjim i thellë, udhëheqësit e BE s’mbajtën premtimin. Ballkani Perëndimor ka nevojë për vendime të guximshme. Angazhimi ynë për perspektivën europiane të dy vendeve mbetet i pandryshuar. Qëndrojmë pranë dy vendeve, qytetarët e të cilëve janë të zhgënjyer. Shqipëria dhe Maqedonia kanë bërë reforma mbresëlënëse, siç janë pasqyruar në raporte. Është një zhgënjim i thellë, për BE nuk është moment lavdie. Ballkani Perëndimor ka nevojë për vendime të guximshme. Javën e kaluar udhëheqësit e BE nuk mbajtën premtimin për negociatat. Shqipëria dhe Maqedonia kanë bërë reforma mbresëlënëse. BE të shpjegojë se sa serioz është angazhimi i saj në Ballkan. Angazhimi ynë për perspektivën europianë mbetet i pandryshuar. Qëndrojmë pranë dy vendeve, qytetarët e të cilëve janë të zhgënjyer", tha Hahn.

Siç u raportua ditën e djeshme, në rezolutën që pritet të votohet këtë të enjte thuhet se Komisioni Europian ka rekomanduar hapjen e negociatave për këto dy vende dhe se bllokimi i këtij procesi do të sjellë destabilitet në të gjithë rajonin. Rezoluta përmend reformat që kanë ndërmarrë të dy vendet, si reforma në drejtësi në Shqipëri dhe marrëveshja e Prespës mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.