'Mos i bëj tjetrit, atë që s'do dëshiroje të ta bënin ty!'/Xhafaj flet për momentet e vështira që kaloi familja e tij

'Mos i bëj tjetrit, atë që s'do dëshiroje të ta bënin ty!'/Xhafaj flet për momentet e vështira që kaloi familja e tij

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, pranoi në konferencën për mediat se familja e tij kaloi momentë të vështira pas akuzave të përditshme të opozitës në adresë të vëllait, Agron Xhafaj.  

Edhe pse familja e tij ka qenë në qendër të akuzave, Xhafaj tha se ai kurrë nuk do merret me familjet e të tjerëve, bashkëshortet e fëmijët e atyre që e kanë sulmuar këto ditë.

Jo pak i emocionuar, ministri i Brendshëm tha se familja e tij do gjejë forcë dhe kurajo për ta kaluar këtë moment të vështirë.

Dëshiroj t'ju them miqve të shumtë të mi që më kanë shkruajtur këto ditë me shumë dashamirësi. Miqtë e mi, mos prisni të merrem me bashkëshortet, djalin,vajzën, motrat, vëllezërit, baxhanakun dhe kunatin e disa prej këtyre të pacipëve që më kanë sulmuar mua gjithë këto ditë, paçka se ka shumë për të thënë dhe bërë ndaj tyre, në këtë aspekt.

Do ju zhgënjej për këtë. Nuk mund ta bëj. Nuk e kam bërë në asnjë ditë që jam në politikë dhe as kam ndër mend ta bëj ! Nga familja ime gjithmonë kam një porosi, që edhe pse nuk janë ata të parët që e kanë thënë, por të parët që në fëmijëri mua ata ma kanë thënë: Mos i bëj tjetrit, atë që nuk do dëshiroje të ta bënin ty! E di shumë mirë që, kjo ka vlerë për njerëzit normal të kësaj bote, për njerëzit që kanë cipë dhe përgjegjshmëri kur flasin!

Ne do të gjejmë forcë dhe kurajo për ta përballuar këtë situatë të pazakontë familjare, për t'ja bërë sa më të lehtë e sa më të përballueshme nënës, bashkëshortes dhe sidomos dy fëmijëve të tij në moshë të vogël, përkatësisht 15 dhe 11 vjec. Faleminderit të gjithë familjarëve dhe miqve tanë të shumë që ju janë gjendur atyre pranë në këto momente të vështira!

Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm


Lajmi kryesor:

Akuzat për vëllanë/Xhafaj: S'kam menduar dorëheqjen, nuk trembem nga shantazhet


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë