'Mos u drejtoni me arrogancë', Tabaku përplaset me Ibrahimajn: Shqetësim i madh kontratat koncesonare, janë kryer pagesa pa marrë shërbime

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku gjatë fjalës së saj në komisionin e Ekonomisë, tha se shqetësim i madh në buxhet janë kontratat koncesionare. Tabaku duke ju referuar një raporti të Këshillit të Lartë të Shtetit tha se për të paktën 5 kontrata koncesionare, në 4 prej tyre në shëndetësi ne po paguajmë nga buxheti i shtetit dhe nuk po marrim shërbim. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj tha se në është parashikuar një ulje e kontratave koncesionare.

Tabaku tha se shqetësim po ashtu është edhe fakti se flitet për një krizë energjetike dhe sipas PD-së kjo nuk po reflektohet në buxhetin e shtetit. Por ministrja Ibrahimaj tha se qeveria ka parashikuar një garanci sovrane prej 8 miliardë lekësh për të përballuar krizën energjetike. Ministrja tha se çmimet e energjisë nuk do të preken për konsumatorët dhe për bizneset e vogla.

Tabaku: Kam një shqetësim sa i përket situatës energjetike. Dy muaj më parë kryeministri deklaroi se ka një krizë energjetike, si reflektohet kjo në buxhetin e shtetit në drejtim të mbështetjes qytetarëve. Nuk e shoh shqetësimin që do të hasë tregu, por edhe familjet shqiptare, nuk trajtohet aspak as rritja e çmimit të gazit. Detyrimet e prapambetura që lidhet me totalin e detyrimeve të prapambetura! Thatë 18 mlrd. Besoj se ministria nuk është treguar e vërtetë. Investimet publike janë në një nivel shumë të ulët. Kjo qeveria ka shpenzimet më të mëdha që ka pasur ndonjëherë, por këtë nuk e shoh farë të reflektuar në politika. Një rritje e tillë e shpenzimeve publike e papërkthyer në prioritete është një shqetësim shumë i madh janë fondet për arsimin profesional. Fondi i përndjekurve politikë, përmbytjet. Shqetësimi më imazh janë PPP. Shqetësimi më i madh në këtë buxhet janë kontratat koncesionare. KLSH thotë për të paktën 5 kontrata koncesionare 4 prej tyre në shëndetësi, ne jemi duke paguar pa u kryer shërbimi. Kontratat koncesionae të përmenduar nga KLSH, ne nuk kemi asnjë marrje masë, por vijojmë pagesën. Kemi paguar një kontratë koncesionare për PPP-në e fiskalizimit dhe kemi pagesë vetëm për çelsat. Shpenzimi për Tetarin Kombëtar.

Ibrahimaj: Ka ngatërrime të koncepteve dhe mos lexime të buxhetit. Është parashikuar një garanci sovrane prej 8 mlrd lekësh për të përballuar krizën energjetike. Çmimet e energjisë nuk do të preken për konsumatorët dhe për bizneset e vogla. Qeveria shqiptare është angazhuar fort që detyrimet e prapambetura nga viti në vit. Në nuk i fshehim detyrimet e prapambetura. Detyrimet e prapambetura. Qeveria është angazhuar që të ulen nga viti n vit. Ne nuk i fshehim detyrimet e prapambetura,  nuk i fshehim detyrimet që mund të vijnë si kontingjencë. 

Tabaku: Po drejtoheni me arrogancë. jemi të gjithë njësoj askush s'ka pse ndihet superior. Çdo dokument që kalon në këtë komision e lexoj. Nuk ju përgjigjet 75% të pyetjeve.

Ibrahimaj: Nuk ka arrogancë. Më vjen keq që u konceptua si e tillë. Por kërkoj të mos shtrembërohen faktet. Qeveria është e kujdesshme  në transparencë.  Lista e koncesioneve publikohet për transparencë dhe disiplinim për koncesionet që do të vijnë më të ardhmen.


Lajmi kryesor:

Buxheti 2022, debate tek Komisioni i Ekonomisë e Ligjeve, ministrja: Shëndetësia, sektor prioritar me 3.5% të GDP-së! Investime dhe në infrastrukturë! Tabaku: Shqetësim i madh kontratat koncesionare


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5