'Mos i hidh plehrat këtu!', dhunoi dhe plagosi me thikë të moshuarin në një lokal në Kavajë, arrestohet autori Rizan Aliu

'Mos i hidh plehrat këtu!', dhunoi dhe plagosi me thikë të moshuarin në një lokal në Kavajë, arrestohet autori Rizan Aliu

Autori i arrestuar Rizan Aliu dhe momenti i sulmit

Dhunoi barbarisht dhe qëlloi me thikë të moshuarin në një lokal në Kavajë, policia ka arrestuar autorin Rizan Aliu, i icli ishte shpallur prej ditësh në kërkim. Arrestimi  i tij është bërë në plazhin e Durrësit  gjatë mbrëmjes së sotme gjatë një operacioni ku kane qenë të angazhuar dhe forcat operacionale nga drejtoria e policisë Tiranë. Aliu ishte shpallur në kërkim nga policia e Kavajës pasi u identifikua nga pamjet filmike se dhunoi barbarisht të moshuarin Besnik Çelmeta.

Në videon e siguruar nga Report Tv tregohet qartë momenti ku Aliu i shoqëruar nga një vajzë e vogël dhe më një thikë në dorë hyn brenda ambienteve të një lokali dhe fillon e gjuan barbarisht të moshuarin Besnik Çelmeta. Klientët e rastësishëm që ndodheshin aty kanë ndërhyrë për t'i ndarë, por kur kanë parë thikën me të cilën Aliu ka nisur të qëllojë të moshuarin janë larguar.

Sipas pamjeve filmike, Rizan Aliu ka qëlluar disa herë me thikë të moshuarin dhe pastaj është larguar i qetë sikur të mos kishte ndodhur asgjë me thikën me gjak që e mbante ne duar. E gjitha ngjarja ka ndodhur në praninë e një vajze të vogël.

Ngjarja ka ndodhur më 17 shtator brenda ambienteve të një lokali në orën 19:46 minuta. I moshuari Besnik Çelmeta pësoi fraktura të shumta në kokë, fytyrë dhe në gjymtyrë, por fatmirësisht aktualisht është jashtë rreziku për jetën dhe ka dalë nga spitali i Kavajës.

Video nga momenti i sulmit brenda në lokal

Por çfarë e shtyu Rizan Aliun, tashmë të shpallur në kërkim nga policia, që të të dhunojë deri në plagosje Besnik Çelmetën?

Report Tv mëson se të dy janë fqinjë me njëri-tjetrin. Aliu, i cili ka edhe një lokal të tijin, jeton në një vilë, përbri së cilës, në katin e parë të një pallati jeton Çelmeta. Sipas burimeve nga policia konfliktet mes tyre ishin të shpeshta e shkak ishin bërë ankesat e të moshuarit se Aliu i hidhte plehra e mbeturina në rrugë, duke kutërbuar gjithçka në ballkonin e tij në kat të parë. Sipas burimeve thirrjet kanë qenë të shpeshta ndaj Rizan Aliut, për të ndryshuar sjellje, madje mësohet se ditën e ngjarjes, Çelmeta i ka shkuar edhe në lokal për t’i kërkuar të tregohet i kujdesshëm me mbeturinat por edhe me punimet që po kryente në vilën e tij. Por në vend të reflektimit, fqinji i është përgjigjur me dhunë.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 22/09/2020 06:12

    Kete kafshen nga Kavaja qe rreh barbarisht qytetarin e moshuar dhe del si garip me thike ne dore hidheni ne nje lume ku ka krokodile bashke me ate kafshen nga Durresi qe i mori jeten qytetarit para 3 ditesh duke i uleritur _ pse me sheh. Gjithe shqiptaret jane ne rrezik nga perbindesha te tille me thike dhe arme ne brez te cileve ju duket se po vrasin pula jo njerez. Keta duan Mehmet Shehun qe ti vare tek sheshi i pazarit dhe ti hane sorrat.

    Përgjigju
  • Dielli: 21/09/2020 23:33

    Ky derr Aliu te mos e shoh me driten e diellit, derisa te zere mend qe ne komunitet nuk ka arrogance dhe tangerllik

    Përgjigju
    • Unë: 22/09/2020 11:02

      Enver Hoxha Tungjatjeta...!

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel