KAVAJË - Jo vetem hidhte sistematikisht plehrat ne rruge, por edhe eshte ofenduar nga fqinji i tij qe mesa duket i ka kerkuar shpesh te mos e bente kete veprim. Një vajzë e vogël sheh ngjarjen dhe largohet e shokuar.  Riza Aliu nga Kavaja me një thikë në dorën tjetë hyri në mes të një lokali në këtë qytet, duke dhunuar e plagosur fqinjin e tij pa e vrar mendjen fare per reagimin e vogelueshes qe largohet e shokuar.

Nga pamjet e siguruara nga Report Tv janë disa momente nga konflikti që për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi 3 ditë më parë. Në bar kafen ku është regjistruar ngjarja shihet Rizan Aliu teksa futet brenda në lokal në orën 19:46 minuta te data 17 shtatori i shoqëuar dhe nga një vajzë e vogël.

Menjëherë Aliu, tashmë i shpallur në kërkim nga ana e policisë, ka shkuar në drejtim të të moshuarit të identifikuar si Besnik Çelmeta duke e qëlluar këtë të fundit fillimisht me grusht e më pas me thikë siç shihet edhe në këto pamje. 

E gjithë ngjarja është zhvilluar në pak sekonda me autorin që pasi e ka goditur brutalisht të moshuarin duke i shkaktuar plagë të rënda largohet nga ambjentet e bar-kafesë duke mbajtur në dorë dhe thikën me të cilën goditi Besnik Çelmetën.

Për të shuar këtë konflikt kanë tentuar të ndërhyjnë qytetarë të rastësishëm në lokal, por duke qenë se autori ka qenë i armatosur ata kanë preferuar të mos ndërhyjnë por kanë zgjedhur të largohen.

 

Pasi e lë përtokë, Aliu largohet qetësisht nga lokali, pa pasur frikë të shfaqet me thikën në dorë edhe tek personat e tjerë që ndodheshin jashtë bar-kafesë apo në rrugë, siç duket edhe në këto pamje.

Report Tv mëson se Besnik Çelmeta pësoi fraktura të shumta në kokë, fytyrë dhe në gjymtyrë. Por interesuar pranë spitalit të Kavajës, mësohet se pas të enjtes që mori ndihmën e parë, Celemeta qëndroi i shtruar në spital për 2 ditë dhe prej së shtunës tashmë ndodhet pranë familjes së tij në gjendje të mirë shëndetësore.

Por çfarë e shtyu Rizan Aliun, tashmë të shpallur në kërkim nga policia, që të të dhunojë deri në plagosje Besnik Çelmetën?

Report Tv mëson se të dy janë fqinjë me njëri-tjetrin. Aliu, i cili ka edhe një lokal të tijin, jeton në një vilë, përbri së cilës, në katin e parë të një pallati jeton Çelmeta. Sipas burimeve nga policia konfliktet mes tyre ishin të shpeshta e shkak ishin bërë ankesat e të moshuarit se Aliu i hidhte plehra e mbeturina në rrugë, duke kutërbuar gjithçka në ballkonin e tij në kat të parë.

Thirrjet – thanë burimet – kanë qenë të shpeshta ndaj Rizan Aliut, për të ndryshuar sjellje, madje mësohet se ditën e ngjarjes, Celmeta i ka shkuar edhe në lokal për t’i kërkuar të tregohet i kujdesshëm me mbeturinat por edhe me punimet që po kryente në vilën e tij. Por në vend të reflektimit, fqinji i është përgjigjur duke e plagosur.  Ndërkohë, mendohet se dyshja nuk kanë pasur një raport të mirë që vjen për shkak të konkurrencës, nisur edhe nga fakti që kanë lokale ngjitur me njëri- tjetrin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:15
Sulmoi me thikë të moshuarin në Kavajë, Report Tv siguron foton e Rizan Aliut

Rizan Aliu është personi në foto që dhunoi barbarisht në sy të vajzës së vogël dhe njerëzve në lokal, Besnik Çelmetën.

Ky i fundit ishte fqinj me dhunuesin dhe i kishte kërkuar llogari për hedhjen e plehrave përpara shtëpisë së tij, që ndodhej në katin e parë të një pallati.

Pas kërkesës të së moshuarit, Rizan Aliu e ka sulmuar me thikë duke i shkaktuar plagë në trup.