Qimet në hundë janë me të vërtetë të sikletshme dhe shumë persona femra apo meshkuj i drejtohen qendrave estetike për t’i shkulur ato. Femrat më shumë pasi meshkujt ndoshta nuk i kanë edhe aq prioritet depilimin.
Mirëpo në fakt jo vetëm depilomi në pjesën e hundës por edhe në vende të tjera të trupit nuk është i këshillueshëm, pasi mund të shkaktojë disa sëmundje serioze, infeksione, inflamacione, madje edhe vdekjen. Por qimet e hundës janë të veçanta pasi shërbejnë si filtër për mikrobet e dëmshme që thithim me ajrin çdo ditë.
Heqja e tyre do të lejonte bakteret të hynin në trekëndëshin e rrezikshëm, zonën mes gojës dhe hundës ku kalon gjaku që shkon në tru. Nëse bakteret grumbullohen aty mund të shkaktojnë infeksione të rënda, deri dhe në meningjit. Kështu që mos io hiqni, por nëse i keni vërtet problem, thjesht pritini ose shkurtojini.