VIDEO/ ‘Mos ma kujto se më dridhet trupi’, banorët të tronditur nga plagosja e babë e bir në Vlorë, njollat e gjakut në rrugën ku u sulmuan me thikë nga dhëndri

 

Report Tv ka siguruar pamjet nga vendngjarja e plagosjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku 27 vjeçari ka plagosur me thikë vjehrrin e tij Xhevdet Braushi dhe kunatin, Albion braushi i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.

Siç shihet në pamjet e siguruara, ka ende njolla gjaku nga sulmi me thikë. Sipas dëshmitarëve Albion Braushi ka marrë 10 goditje me thikë dhe për pasojë ka humbur shumë gjak. Banorët shprehen të tronditur nga ngjarja e rëndë e ndodhur ndërsa shprehen se babë e bir jetonin vetëm dhe shisnin rroba të përdorura në një trotuar.

E pyetur për ngjarjen e ndodhur, një prej të moshuarave shprehet e tronditur: Mos ma kujtoni më se më dridhet trupi!


Lajmi kryesor:

Plagosi me thikë vjehrrin dhe kunatin, arrestohet dhëndri 27 vjeçar në Vlorë! Babë e bir në spital, djali në gjendje të rëndë transportohet te ‘Trauma’


B.V/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet