'Mos më merrni më në telefon...'/ Në kërkim të vlonjatit të zhdukur në Itali

Eltoni është fëmija i parë i familjes Gjonbrataj. Valter dhe Natasha janë prindër të dy fëmijëve, Eltoni ka dhe një motër me emrin Elona. Njihej si një djalë mjaft i shoqërueshëm. Me të mbaruar shkollën e mesme profesionale Tregtare ne vitin 1992, Eltoni nisi të punojë me babain e tij në transport ushqimor. I ati Valteri mundohej ta aktivizonte djalin e tij me punë, ndërsa planet e të birit ishin larg kufijve. Ai kishte filluar të fliste me miqtë e tij për të emigruar, gjë të cilën nuk e kishte diskutuar kurrë me të atin.

Në vitin 1993 dy nga shokët e tij të fëmijërisë, që erdhën nga emigrimi ishin Gëzimi dhe Arbeni. Me ta ai bën planet për t’u nisur drejt Italisë. Ishte fundi i gushtit i vitit 1993 pasi shokët ishin pajisur me leje qëndrimi në Itali vendosin ta marrin me vete edhe Eltonin. Të tre mbërrijnë në Firence. Familja e mori njoftimin që Eltoni mbërriti në Itali kur më në fund Eltoni lidhet me ta, ndërsa i telefononte rregullisht një herë në muaj. Në bisedat e para ai i sqaronte familjes se ende kishte vështirësi.

Nga dita që u largua e deri në vitin 1996 për afro 3 vite Eltoni nuk u kthye në Shqipëri, në qytetin e Vlorës ku jetonin prindërit dhe motra. I ati Valteri vendos që në vitin 1996 të shkonte në Itali tek i biri për ta kthyer në Shqipëri. Ai takohet me Eltonin në Firence. Aty mëson se i biri jetonte në një barake pranë stacionit të trenit. I ati qëndron me të birin për pak ditë ndërsa ende ishte i shokuar për kushtet në të cilat jetonte Eltoni. Me kundërshtinë e të birit për të mos u kthyer në atdhe, i ati kthehet në Shqipëri, ndërsa Eltoni vijon të qëndrojë në Itali, pasi një mik i tij i kishte premtuar punë.

Por planet nuk shkuan si duhej dhe Eltoni pasi kapet nga policia italiane kthehet në Shqipëri në maj të vitit 1997. Qëndroi për afro 2-muaj dhe më pas i thotë nënës se do të nisej me gomone për në Itali në korrik të të njëjtit vit. Vajtje ardhjet e Eltonin nga Italia në Shqipëri vazhduan deri në vitin 1998, derisa më 5 gusht të vitit 1998 ai merr për herë të fundit gjyshen në telefon duke i thënë:  ”Mos me merrni më në telefon se do t’ju marr unë”. Sot familja është në kërkim të 44 vjecarit. I cili nga ai moment nuk është bërë më i gjallë…destinacioni i tij i fundit është Firencë e Italisë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së