'Mos u impresiononi nga pikturat e tij'! Meta sulmon sërish Ramën: Lipset ndihma e të huajve

'Mos u impresiononi nga pikturat e tij'! Meta sulmon sërish Ramën: Lipset ndihma e të huajve

TIRANE-Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën duke sulmuar kryeministrin Edi Rama përmes një shkrimi të botuar në një gazetë austriake nga Paul Lendvai, që sipas kreut të shtetit është një nga personalitetet e shquara më anti-komuniste në Europë, njohës i mirë i Shqipërisë dhe rajonit, si dhe mbështetës i palodhur i rrugëtimit të tyre europian.

Në shkrim, Paul Lendvai, referuar kryeministrit Edi Rama, ndër të tjera thotë se 'Mos u impresiononi nga pikturat e tij por shikojini mirë ndikimin. Forca mahnitëse e rezistencës së popullit shqiptar kundra tendencave autoritare lipset të gjejë mirëkuptimin, ndihmën e solidaritetin e komunitetit ndërkombëtar'.

Në ditët e fundit, Ilir Meta ka nisur që të trazojë sërish ujërat e politikës shqiptare, ku idenë e një grushti shteti, vendosi ta përhapë në radhët e opozitës jashëparlamentare përmes Bashës, të cilin e ftoi në një takim në presidencë.

Postimi i Presidentit Ilir Meta
Të dashur qytetarë,
Ju ftoj të lexoni më vëmendje këtë shkrim të Profesorit Paul Lendvai, një nga personalitet e shquara më anti-komuniste në Europë, njohës i mirë i Shqipërisë dhe rajonit, si dhe mbështetës i palodhur i rrugëtimit të tyre europian.
________________________________________________
Mos u impresiononi nga pikturat e tij por shikojini mirë ndikimin
Shqiptarët: forca e rezistencës së popullit shqiptar kundra tendencave autoritare lipset të gjejë mirekuptimin, ndihmën e solidaritetin e komunitetit ndërkombëtar
Nga Profesor Paul Lendavi
Botuar në të përditshmen austriake Der Standard, 18 shkurt 2020;

Shqiptarët ishin dhe janë një element i paparashikueshëm dhe i nënvlerësuar në politikën ballkanike të Bashkimit Europian dhe të Fuqive të Mëdha. Duke parë vendndodhjen strategjikisht të rëndësishme të Shqipërisë, Kosovës, e Maqedonisë së Veriut, forca shpërthyese e nacionalizmit shqiptar mbetet një faktor pasigurie i dorës së parë për shtetet fqinjë. Prandaj bllokimi i çeljes së negociatave të antarësimit në BE shkaktoi shqetësime të justifikuara në rajon.
Në Kosovë së fundmi Albin Kurti mori ofiqin e kryeministrit. 44-vjeçari, dikur radikal i majtë e rebel nacionalist premton tashti një kurs të moderuar por pa kompromise në çeshtjet themelore. Të tërë vëzhguesit e informuar theksojnë njëzëri reputacionin e tij si i pakorruptueshëm. Sidoqoftë duhet pritur për të parë sa do të zgjasë e premtuara "Epokë e Re". E sigurt është që në Kosovë dhe në Shqipërinë fqinje politika nuk merret me nostalgjinë e "Shqipërisë së Madhe" por me luftën për shtetin ligjor e kundër korrupsionit.
Bisedat e mija në Tiranë e në qytete të tjera të Shqipërisë më lanë përshtypjen e një shteti të brishtë.
Kryeministri Edi Rama, i cili qeveris prej gjashtë vitesh, një piktor i njohur mori emër në sajë të rrjeti ndërkombëtar të artistëve dhe retorikës së tij. Tonet e tija herë pas here nacionaliste ( ai propozoi dikur një president për Shqipërinë e Kosovën) nuk duhet marrë seriozisht. Më shumë kujdes i duhet kushtuar ajo që kritikohet si kapja e institucioneve të drejtësisë dhe ndikimi i hatashëm i karteleve të drogës në Shqipëri.
Tragjikomedi
Përfaqësues të Partisë Demokratike, e cila ka bojkotuar parlamentin e zgjedhjet, e quajnë tragjikomike verfikimin e magjistratëve dhe e quajnë qeverinë si "vetshërbim" por abuzimi politik me pushtetin e drejtësisë ka bërë prej dekadash dëme në adiminstratë. Megjithatë edhe kritikët më të ashpër të qeverisë Rama theksojnë se negociatat me BE duhet të fillojnë. Komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë çmos për të rritur presionin mbi qeverinë dhe për të mbështetur transformimin e filluar.
Unë i përkas opinionistëve të paktë që kanë përjetuar në lëkurën e tyre diktaturën më mizore në Europë, regjimin vrastar të Enver Hoxhës dhë këtë përvojë e ndava me lexuesit e teleshikuesit. Po kështu edhe kur Milosheviçi, Mlladiçi e Karaxhiçi përgjakën shqiptarët e Kosovës.
Forca mahnitëse e rezistencës së popullit shqiptar kundra tendencave autoritare lipset të gjejë mirëkuptimin, ndihmën e solidaritetin e komunitetit ndërkombëtar.
Professor Paul Lendvai është një personalitet austriak me origjinë hungareze i cili ka botuar shumë libra, ndër to edhe mbi Shqipërinë, e ka punuar edhe si titullar në televizion publik austriak.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ani: 19/02/2020 11:20

    Like ziu te ka lene mendja e kokes fare,ke shkare fare,te rekomandoj te shkosh ne nje mjek se si je katandisur as dreqit nuk i duhesh.

    Përgjigju
  • WTF: 19/02/2020 11:08

    Hahaha, cfare cirku mediatik! Ju duhet te hapni nje rubrike humori per shkrime te tilla nga njerez qe nuk kane absolutisht asnje ndikim ne jeten politike Shqiptare. Ne nje kontest me serioz, ju lutem mos u beni vegel e njerezve te korruptuar qe po kapen tek fijet e kashtes per te shpetuar nga mbytja qe po i vjen. Ne kete rast ju po i lejone vetes te perdoreni dhe perdorja eshte fyerje e inteligjences suaj.

    Përgjigju
  • Arbëri: 19/02/2020 10:37

    Like krimineli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja