Basha: Nesër nisim mosbindjen civile, ja pikat strategjike që bllokojmë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zbuluar pikat strategjike që do të bllokohen ditën e nesërme nga opozita, e cila do të ngrihet në protestë kundër taksës në Rrugën e Kombit. Opozita do të nisë nesër mosbindjen civile, duke iu bërë thirrje qytetarëve të bashkohen dhe të dalin në rrugë kundër qeverisë Rama. Demokratët dhe aleatët e LSI do zhvillojnë nesër një protestë mosbindje civile për tre orë (10:00-13:00) duke bllokuar nyjet e katër akseve kryesore rrugore si rrethrrotullimi i Bradasheshit, Vorës, Milotit dhe atë të Çermës.

“Do jemi nesër në protestat e njoftuara nga qytetarët, sipërmarrësit e vegjël, fermerët, njerëzit që janë larguar nga ndihma ekonomike, në Bradashesh, Vorë, Milot. Do jemi në krah të tyre, një popull i bashkuar do të rezistojë. Kjo diktaturë dhe tirani e krimit i ka orët e numëruara. Socialistët e ndershëm ta refuzojnë këtë bandën në pushtet. I thërras të gjithë të bashkohemi nesër”

Lulzim Basha, kryetar i PD

Gjithashtu, Basha hodhi akuza të forta ndaj Ramës pas vendimit të gjykatës për të lënë në burg 11 prej protestuesve të arrestuar në "Rrugën e Kombit", duke thënë se kryeministri ka privatizuar policinë, prokurorinë dhe gjykata. 

"Rama ka privatizuar policinë, gjykatat, prokurorinë. Ky është regjim që shkel e nëpërkëmb liritë dhe të drejtat e qytetarëve. Gjykatat, prokuroria, policia kanë shkelur të drejtat e qytetarëve të pafajshëm. Lulzim Popa, invalid, u grabit në mes të natës dhe mbajt pa ilaçe. U ngrit se nuk kishte para të paguante traun që i vunë te dera e shtëpisë. Ai burgos qytetarët dhe lë të lirë Tahirin. Sejdini  që me bandën e tij terrorizojnë një qytet të tërë. I lirë Arben Ahmetaj që iu merr qytetarëve milionat me inceneratorët. Rama ka privatizuar policinë që sot bëri shtetrrethim në Tiranë. Ka privatizuar gjykatën, që sot dhunoi deputetët e opozitës, sepse nuk donte që shqiptarët të dëgjonin dëshmitë tronditëse të kuksianeve të pafajshëm, që protestuan për bukën e gojës. Regjimet, të cilat i kundërvihen interesit publik, janë vetëm hapa para rrëzimit. Popullin shqiptar nuk e rrëzon dot, ne do jemi në krah të tyre"

Lulzim Basha, kryetar i PD

Rrugët që do bllokojnë protestuesit e opozitës:
 
Rrethrrotullimi i Bradasheshit  

Rrethrrotullimi i Vorës 

Rrethrrotullimi i Milotit

Rrethrrotullimi i Çermës

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:47
Opozita nesër bllokon rrugët, kërkon shtyrjen e seancës së Kuvendit

PD dhe LSI i kërkojnë kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi që të shtyjë seancën e Kuvendit e planifikuar të t’u zhvilluar nesër në orën 10:00. Demokratët propozojnë që Kuvendi të mblidhet në orën 18:00, pasi të jetë zhvilluar protesta e opozitës, ku do të bllokohen disa akse rrugore nacionale.  

Gjithashtu Fronti Opozitar ka vendosur të mbështesë çdo protestë të qytetarëve, për paralizimin e qarkullimit të automjeteve për disa orë. Protesta e opozitës pritet të zgjasë rreth tre orë nga ora 10:00 deri në 13:00. 

Akset e bllokuara nga protestuesit do të jenë rrethrrotullimi i Bradasheshit për Lindjen, në Elbasan, rrethrrotullimi në Çermë për Jugun, rrethrrotullimi Milot për Veriun dhe në Vorë për Shqipërinë e Mesme.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lulushi me Fustanelle: 04/04/2018 20:20

    O lulush. Kthe njehere ato leket qe rrope ti dhe babushi jot ne rrugen e kombit, tokat qe zhgrrapi padronia jote Gita bashk me Shkerdhenin dhe Berishoviçet, paguaj per ato krimet e 21 janarit, etj etj ( se lista ska fund). Pastaj mund ti kerkosh popullit te dali ne protesta. Mos karro ti thuash dhe Mona fytyrendryshkures te laje dhe ajo hesapet bash me liken.

    Përgjigju
  • Hahahahahaaaaaaaaaaaaaa: 04/04/2018 20:16

    Nga neser do hani nje cope m*** te madhe.

    Përgjigju
  • Populli: 04/04/2018 17:56

    Popull shqiptar mos Degjo,mos u genje e u perdor nga keta hajdute qe vetem duan shkaterrim mbasi kjo eshte rruga sipas tyre per te vjedhur pushtetin Nuk ka opozite ne bote qe te beje kete thirrje qe sjell anarshi e shkaterrim sikur nuk Jane nga ky vend apo nuk e dini sa Kane vjedhur Sala, Basha, Iliri Monika bashke me parine e tyre?!!! Luajalitet per taksen por shteti nuk pret para administron cka paguajne taksapaguesit. Pyesni femijet apo te afermit qe keni jashte tju thone sa paguajne!!! Si ka mundesi qe keta te "varfer " qe blejne makina , bejne pushime e skane te paguajne taksen???? Ky eshte mentaliteti qe u krijua nga keta bukuroshe ne kete tranzicion pa mbarim qe mos paguaj drita uje etj per ti lene te qete keta hajdute te ngrejne vila lluksoze nga 2-3 apo me shume ne tokat e te tjereva apo vjedhur bregdetin , me rremuja I bejme gropen vetes se ata Kane siguruar nga 2-3 brezi Mos deghoni hajdutet Vrases

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 04/04/2018 16:46

    Vrases hajdut ben thirrje per mosbindje. O klluf i Berishes

    Përgjigju
  • Fredi: 04/04/2018 15:52

    Ajde kur flet dhe ti, qe Për nje proteste i vrave 4 vête ne m’es te tiranes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Gaza/ Delegacioni i Hamasit nesër në Kajro për bisedime

Lufta në Gaza/ Delegacioni i Hamasit nesër në Kajro për bisedime