Ajo që ndodhi sot në Shkodër, ku Partia Demokratike e Berishës nxori 200 vetë për të bërë një shëtitje në piacë, e që e quajtën marshim, OJF-të lokale e kanë bërë më mirë.
Nxitimi i Sali Berishës për të bërë një reagim në Shkodër pas një ngjarje të rëndë pak ditë më parë, ka pasur një synim të qatë natyrisht. Një synim, për të nxitur sadopak sedrën e atyre demokratëve që janë prekur nga ngjarja e rëndë, e për tu rikthyer edhe një herë, ashtu në gjak të nxehtë në shtëpinë e vjetër. Pas braktisjes së madhe të një viti më parë, në zgjedhjet bashkiake.
Kjo është një mënyrë e të bërit politike e Sali Berishës, që të përfitojë nga tragjeditë e dramat njerëzore. Një mënyrë që politika agresive dhe ajo populiste e përdor në çdo rast.
Nuk është se nuk e ka bëë në këto 30 vite Sali Berisha tentativën për të përfituar nga tragjeditë e mëdha e të vogla. Sidomos kur kemi pasur ngjarje që trazonin opinionin. Pra përfitimi mbi vdekjen, ka qenë një rezultante e palëvisshme e politikës së tij. Dhe në shumë raste ka përfituar pikë, në raste të tjera ka dalë bllof e ka humbur besueshmërinë.
Në parim, logjika e një reagimi normal dhe brenda një etike të caktuar, duke përfshirë apo përkrahur edhe revoltën e publikut, është normale që të ketë mbështetjen e politikës.
Herët e tjera reagimi i PD-së nuk ishte kaq i qetë sa sot, përkundrazi, megjithatë deputetët e Berishës që përbënin shumicën e grupit protestues thanë se kjo e sotmja ishte protestë si në Palermo.
Kur në vitin 1992, pas vrasjes së Giovani Falcones dhe Paolo Poerselinos, i gjithë populli u derdh në rrugë duke thënë “mjaft më”. Edhe të tërë shtëpitë e qytetit nderën në ballkone një çarçaf të bardhë për të treguar se ata janë kundër mafies dhe mungesës së dënimit të saj nga shteti.
Ajo po ishte një mosbindje civile që detyroi qeverinë italiane të dërgojë ushtrinë në Siçili dhe të hakmerret ër vrasjen e dy prokurororëve, me dorë të fortë.
Kurse kjo e sotmja e PD-së, nuk qe e tillë sepse mungoi publiku, njerëzit e qytetit, të cilët nuk u bashkuan me Berishën.
Pse? Sipas të gjitha gjasave e kanë marrë për provokim. Pak metra nga vend iku shëtitën deputetët e PD-së, në zemër të qytetit, ishin hapur dyert për ngushëllim në familjen e Xhemal Bushatit. i cili për vite ka qenë një nga politikanët kryesorë të PD-së në Shkodër. Kryetar i këshillit bashkiak, kandidat për kryetar bashkie, kryetar i PD-së etj etj. Ai humbi djalin e tij në tragjedinë e para pak ditëve. E në Shkodër, pritja për ngushëllim ndodh që është është një ditë pas ngjarjes e më pas tre ditë më pas. Po ashtu pak më large dhe në familjen Lici, ku i pari i tyre gjithashtu ka qenë për një kohë të gjatë politikan i së djathtës, ishin hapur dyert e ngushëllimit. Mosbindja më e mirë do të ishte që të shkohej masivisht për ngushëllim në familjet Lici e Bushati, duke marrë sa më shumë vetë. Respekti për familjarët në raste dhimbje është refuzimi më i madh i dhunës dhe krimit.
Ndërsa reagimin qytetar ta zhvillojnë pak më vonë, kur dyert e mortit të jenë mbyllur. Atëherë ka shumë gjasa që mund të marrin pjesë edhe më shumë qytetarë, jo vetëm përkrahës të PD-së, po edhe të PS-së e pa parti.
Nëse opozita do të bënte thirrje për një demonstrim masiv i të gjithë popullit, ku në krye të rrinin organizatat civile, atëherë e gjithë Shkodra do të ishte në rrugë.
Duket se tanimë, të gjithë janë lodhur nga përdorimi politik i vdekjes, që në 30 vjet nuk ka sjellë asgjë më shumë por vetëm të fortë të njërës palë që luftojnë me ata të palës tjetër./ Tema
Mund te prisnin ta benin marshimin mbas te 40-ve te te ndjereve po as kete tradit mortore qe respektohet ne gjithe boten nuk e respektuan keta kanivalet e opozites qe vetem njerez nuk mund tu thuash!Aspak sishte marshim kunder krimit po protest me nenkuptim lufte e hapur me drejtesin dhe policin!
Përgjigju