/ATSH-AFP/ - Negociatat mes Greqisë dhe kreditorëve po shfaqen nën një kujdes të mirë pas riorganizimit nga Athina të ekipit të saj të ekspertëve, theksoi komisioneri evropian për çështjet ekonomike, Pierre Moscovici duke e cilësuar organizatën e re më koherente.
"Kanë një ekip që më duket shumë koherent, që më duket shumë i gatshëm të bëjë reforma", deklaroi Moscovici për BFMTV dhe RMC.
"Por në të njëjtën kohë, dëshiroj rezultate. Konstatoj se ky negocim, që tashmë shfaqet nën një mbikëqyrje më të mirë, nuk është arritur akoma", shtoi ai.
Pas dy muajve negociatash mes kreditorët, BE dhe FMN, dhe një izolimi në rritje nga ministri i Financave, Janis Varufaqis mes palëve evropiene, Athina njoftoi të hënën një riorganizim të ekipit të saj të ekspertëve në kuadër të një komunikimi më të mirë me Brukselin.
Ai këmbënguli në faktin që BE kërkon që Greqia të qendrojë në zonën euro duke konfirmuar se nuk ka plan B, nuk ka alternativa.