Mosdeklarimi i pagave, Tatimet do nisin kontrollin në 7000 bizneset me risk: Bëjini tani deklarimet, që të përjashtoheni nga kontrolli tatimor!
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
Tiranë- Tatimet po bëhen gati për një aksion kontrolli, pasi rreth 7000 biznese janë të vlerësuara me risk për deklarimin e pagave.
Njoftimin e ka bërë sot institucioni i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, duke e shpërndarë edhe në rrjetet sociale. Tatimet ftojnë që të gjithë bizneset të deklarojnë pagat reale të punonjësve të tyre.
“Nëse deklarimi i pagave reale bëhet tani, duke korrigjuar deklaratën në muajin nëntor, subjektet e identifikuara me risk do të përjashtohen nga kontrolli tatimor", thuhet në deklaratë.
Sipas administratës tatimore, aksioni kundër informalitetit të pagave ka hyrë tashmë në fazën përfundimtare.
Që në javën e tretë të muajit tetor ka qenë Kryeministri Edi Rama që ka njoftuar nisjen e një aksioni kombëtar kundër informalitetit, për të nxitur deklarimin real të pagave të punonjësve. Në fillim të nëntorit vetë administrate tatimore njoftoi se nëntë mijë biznese rritën fondin e pagave me 1.25 miliard lekë, duke reaguar pozitivisht në deklaratat e listëpagesave të tyre. Sipas të dhënave zyrtare në nisje të aksionit.
Administrata Tatimore identifikoi rreth 37 mijë tatimpagues me risk në fushën e informalitetit të pagave. Tashmë 7000 prej tyre do të kalojnë në sitën e kontrollit tatimor.
Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve:
"Kontrolli do të nisë për 7,000 tatimpagues të identifikuar me risk, të cilët nuk kanë reflektuar as pas njoftimit të dytë të Administratës Tatimore.
Ftojmë bizneset të deklarojnë pagat reale të punonjësve të tyre! Nëse deklarimi i pagave reale bëhet tani, duke korrigjuar deklaratën në muajin nëntor, subjektet e identifikuara me risk do të përjashtohen nga kontrolli tatimor".
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
2 Dhjetor, 20:45
Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?
-
Po
77.3%
-
Jo
18.4%
-
Nuk e di
4.3%
Vota total: 3457
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrojtimi i BSH/ Ndërtimi optimist, rritet kërkesa për prona! Turizmi ‘pesimist’, ndikoi rënia e ‘bumit’ të sezonit veror! Besimi në ekonomi u ul me 0,4% në Nëntor
2 Dhjetor, 17:25
-
Informaliteti, 7.4 mld lekë më shumë jashtë bankave më 2024! Qeveria plan për kufizimin e pagesave cash për qytetarët
1 Dhjetor, 16:45
-
Ekonomia gjermane në prag të recesionit
27 Nëntor, 08:54
-
The Economist: Ekonomia amerikane ka lënë në hije shtetet e tjera të pasura
10 Nëntor, 20:50
-
‘Në një dekadë numri i turistëve u trefishua’, Kumbaro: Në 2025-ën platformë me të dhëna mbi rezervimet nga Booking e AirBnb, goditet evazioni
8 Nëntor, 11:19
-
Tatimet: 9 mijë biznese rritën pagat! 37 mijë të tjera me risk për nëndeklarim, do përballen me gjoba nëse nuk i deklarojnë deri më 20 nëntor
7 Nëntor, 13:15
-
‘Aksion informalitet në të gjitha fronte’, ministri Malaj te ‘Ekonomia’: Vetëm për sigurimet bizneset kanë 234 mln euro borxh, u marrim asetet
6 Nëntor, 19:17
-
Qindra portale 'fantazmë' në Shqipëri, Braçe: Dezinformojnë! Duhet një regjistër me çdo të dhënë të tyre
6 Nëntor, 15:29
-
Rama në Podcast: Po hapet një korsi e re për pensionet, do e realizojmë
2 Nëntor, 10:06
-
Ekonomia në rritje, por KE lë ‘detyra’ për qeverinë: Luftoni informalitetin në paga, stop rishikimit të buxhetit me akt normativ, mbroni fondet e BE
31 Tetor, 14:04
-
Pensionet/ Rama akuza të forta prokurorisë së Tiranës: Prej vitesh prokurorët mbulojnë me trupat e tyre dosje ulëritëse të evazionit fiskal
30 Tetor, 15:02
-
Dhoma Amerikane e Tregtisë: Nëndeklarimi të luftohet me politikë të fortë, jo me aksione të përkohshme! Të ulet TVSH-ja e produkteve ushqimore
28 Tetor, 11:30
Po ca kontrolle ne vlore pershembull keta te zyres se punes kur vin per kontrolle marrin leke nga bizneset pershembull armandua me plehr nuk ka habitem si nuk marrin masa ndaj tij dhe atyre plehrave qe punojne te zyra e punes te gjithe te koruptuar
Përgjigju