Mosdekretimi i akcizës rriti 
12.4% çmimin e cigareve në teto

Mosdekretimi i akcizës rriti <br />12.4% çmimin e cigareve në teto
Instituti i Statistikave paraqiti dje listën e çmimeve të “shportës” së konsumatorit gjatë muajit tetor, ku bie në sy një rritje e madhe për duhanin, krahasuar me një muaj më parë. Duket se rritja e paralajmëruar e akcizës për cigaret dhe duhanet është bërë fakt i kryer tashmë nga tregtarët e shumicës dhe pakicës, të cilët e kanë rritur çmimin me 20 lekë për paketë, ndonëse rritja e akcizës nuk mund të hynte në fuqi pa u dekretuar ligji nga presidenti Nishani.

Sipas të dhënave të INSTAT-it, indeksi i çmimit të cigareve në tetor u rrit 12.4%. Ndërsa në tërësi indeksi i çmimeve të konsumit shënoi rënie. Rritja spekulative e çmimeve në këtë sektor të tregut është një fakt i mirënjohur tashmë. I çuditshëm ka qenë në këtë kuadër pozicionimi i institucionit të Presidentit të Republikës, i cili nuk ka pranuar të dekretojë ligjin përkatës, të miratuar nga Kuvendi, me pretendimin se i hap rrugë kontrabandës, sipas burimeve nga zyra e tij.

Ky argumentim është hera e parë që përdoret. Ndërkohë, organet fiskale prej kohësh kanë vënë alarmin për këtë fenomen, duke kërkuar zyrtarizimin  e shpejtë të ndryshimeve të regjimit të taksave në këtë drejtim, pikërisht për të shmangur evazionin. Por nuk ka qenë dakord me këtë shqetësim presidenti Nishani.
 
INFLACIONI

Inflacioni vijon të ulet ende, raporton INSTAT-I, sipas të cilit në tetor niveli i tij ishte 1.4%, nga 1.7% një vit më parë. Ky nivel i ulët inflacioni vjen nga kërkesa e dobët në treg, çka detyron kompanitë të mos rrisin çmimet.

Gjatë tetorit, në rritje janë raportuar produktet e shërbimit arsimor, ku vlerësohet të ketë ndikuar regjistrimi nëpër shkolla. Madje, rritja më e madhe mujore është ndikuar nga rritja e tarifave për studime universitare, me 22.2%.

Niveli i inflacionit prej 1.4% është relativisht i ulët në krahasim me objektivin e Bankës së Shqipërisë prej 2-4 për qind, dhe tregon pamundësinë e konsumatoreve për të blerë. Pritet që kërkesa të ulet edhe më tej kur të hyjë në fuqi paketa fiskale, vitin e ardhshëhm, që do të rritë barren e taksave në disa mallra, si karburanti, etj.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)