KOSOVË- Në një konferencë për shtyp, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zgjedhur të mos e komentojë çështjen e mosdekretimit të ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj nga presidenti Ilir Meta.

Unë e dua Shqipërinë pa kushte dhe e kam shumë mik Ilir Metën. Nuk komentoj çështjen e emërimeve në Shqipëri,”-u shpreh Haradinaj.

Gjatë konferencës për shtyp, Haradinaj është pyetur në lidhje për qëndrimin e tij mbi taksas e produkteve serbe nuk do të hiqet derisa të ndodhë njohja e shtetit të Kosovës.

“Qëndrimi im është shumë e qartë. Derisa nuk është njohja në tavolinë… taksimi do të vazhdojë”, tha Haradinaj.

Presidenti Ilir Meta refuzoi të dekretojë ministër të Jashtëm Gent Cakajn. Në një letër prej 5 faqesh, presidenti argumentoi vendimin e tij, duke thënë se Cakaj është pa përvojë, ndërsa në emisione televizive ka bërë deklarata me përmbajtje të rrezikshme lidhur me korrigjimin e kufijve. Për më shumë detaje lidhur me mosdekretimin e Cakajt (LEXO KËTU)