Bujar Nishani duke komentuar vendimin e Ilir Metës për të mos dekretuar Gent Cakajn në postin e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme shprehet se 80% e opinionit publik mbështesin qëndrimin e Presidentit të Republikës. Ish-Presidenti shprehet se të caktosh në postin e kryediplomatit të vendit një person pa asnjë formim diplomatik dhe pa asnjë eksperiencë tregon paaftësi e papërgjegjëshmëri nga kryeministri.
“Të caktosh në këtë post shumë të rëndësishëm por ca më shumë delikat, një djalosh pa asnjë formim diplomatik, pa asnjë eksperiencë drejtuese dhe negociuse, me paraqitje konfuze dhe problematike për çështje kardinale ndërkombëtare ku është i fokusuar kryesisht interesi shqiptar, tregon plotësisht këtë paaftësi, papërgjegjëshmëri e ndoshta ca më shumë se to, të Kryeministrit të Shqipërisë.
Sot është evidente se pothuajse 80% e opinionit publik mbështesin qëndrimin e Presidentit të Republikës për mos dekretimin e Ministrit të ri të Jashtëm” shprehet ai. Ndërkohë që kujtojmë se kur Nishani ishte president e dekretoi Fatmir Xhafën ministër të Brendshëm, duke deklaruar se pavarësisht qëndrimit të tij, “Kushtetuta s’i jep të drejtë Presidentit të mos dekretojë ministrin”.
Tre ditë më parë, Presidenti Meta ktheu dekretin për Gent Cakajn duke e konsideruar atë të papërshtatshëm për shkak të qëndrimeve të tij lidhur me çështjen e kufijve të Kosovës, mungesën e përvojës si dhe shkeljen që ka konsumuar pasi prej 7 muajsh ka mbajtur detyrën e zv/ministrit pa qenë i pajisur më parë me certifikatë sigurie. Dokument të cilin Cakaj e ka marrë vetëm në datën 4 janar, 24 orë pas aplikimit. Meta kërkoi hetim edhe për DSIK institucion i cili sipas tij nuk ka kryer verifikim të plotë për figurën e Gent Cakajt. Por përgjigjia e DSIK ishte se verifikimi ndaj Cakajt është bërë i plotë duke konkluduar se kandidati për ministër të Jashtëm nuk është i rrezikshëm.
Shkrimi i plotë i Bujar Nishanit
Përpara dy ditësh Kryeministri i Shqipërisë zhvilloi takimin vjetor me Trupin Diplomatik të akredituar në Tiranë. Takimi vjetor i Presidentit të Republikës dhe ai i Kryeministrit me Trupin Diplomatik nuk është thjesht e vetëm një traditë ndërkombëtare apo event protokollar në marrdhëniet diplomatike, por në rastin e kryetarit të qeverisë një paraqitje për ridimensionimin dhe deklarimin e dinamikës së marrdhënieve ndërkombëtare dhe të afishimit të objektivave vjetor të Qeverisë dhe vendit në bashkëpunimin ndërkombëtar.
Asgjë nga këto nuk dëgjuan nga kryeministri shqiptar, ambasadorët e huaj.
Ata kanë mbetur të pataksur e të shokuar, besoj unë, nga fjalori dhe tollovia e retorikës pa lidhje, pa logjikë politike e pa asnjë kod diplomatik të këtij kryeministri.
Asnjë arritje të vitit të shkuar nuk pati Kryeministri që tu paraqiste përfaqësuesve të vendeve partnere.
Nuk kishte asgjë për tu treguar për ekonominë, për rendin dhe sigurinë, për institucionet dhe demokracinë, për luftën ndaj krimit, për tregëtinë dhe zhvillimin.
Të gjitha kishin qenë një dështim.
Por asgjë, as për angazhimet, kontributet dhe gadishmërinë e Shqipërisë si anëtare e NATO-s.
Asgjë për proçesin e Integrimit Evropian e veçanërisht se si do të vijonte angazhimi dhe rrugëtimi në lidhje me përmbushjen e prioriteteve kyçe të vendosura nga Këshilli Evropian për qeverinë e tij deri qershorin e ardhshëm.
Asgjë për bashkëpunimin tregëtar midis Shqipërisë dhe vendeve që përfaqësonin diplomatët e huaj në atë sallë.
I vetmi artikulim i Kryeministrit Shqiptar për situatën dhe kontributin rajonal ishte adresimi për tarifat e vendosura nga Kosova ndaj Serbisë !!!!!
Qesharake pa fund !
Ç’punë ka Kryeministri i Shqipërisë me tarifat e Kosovës ndaj Serbisë.
Ka tre muaj që sa herë ky kryeministër del e flet për marrdhëniet rajonale, merret me shpjegimin e vendosjes së tarifave të Kosovës ndaj Serbisë.
A thua se Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës e kanë pajtuar për zëdhënës shtypi Kryeministrin e Shqipërisë.
Se çfarë halli e ka zënë Kryeministrin e Shqipërisë me tarifat e Kosovës ndaj Serbisë veç ai e di !
Ambasadorët dhe diplomatët e huaj duhet të na ndjèjnë për adresimet qesharake që Kryeministri ynë ju bëri nominalisht disave prej tyre.
Jashtë çdo norme protokollare, çdo etike diplomatike dhe çdo serioziteti institucional.
Ata duhet të jenë të sigurt se ajo sjellje e këtij kryeministri nuk është as kodi zakonor i shqiptarëve, as kulura shoqërore e këtij populli dhe as standardi i dinjitetit të shtetit të tyre.
Paaftësia dhe papërgjegjshmëria në lidhje me politikën e jashtëme të Kryeministrit të Shqipërisë nuk është as ndonjë sekret e as ndonjë surprizë.
Ajo u demonstrua edhe njëherë me tërë dimensionin real të saj në rastin e caktimit të Ministrit të ri të Punëve të Jashtme.
Të caktosh në këtë post shumë të rëndësishëm por ca më shumë delikat, një djalosh pa asnjë formim diplomatik, pa asnjë eksperiencë drejtuese dhe negociuse, me paraqitje konfuze dhe problematike për çështje kardinale ndërkombëtare ku është i fokusuar kryesisht interesi shqiptar, tregon plotësisht këtë paaftësi, papërgjegjëshmëri e ndoshta ca më shumë se to, të Kryeministrit të Shqipërisë.
Sot është evidente se pothuajse 80% e opinionit publik mbështesin qëndrimin e Presidentit të Republikës për mos dekretimin e Ministrit të ri të Jashtëm.
Por, po aq e vërtetë është se në tërësi ky opinion nuk ka gjeneruar prej ndjeshmërisë së garancive apo mosgarancive kushtetuese të proceseve institucionale.
Kjo për një fakt fare të thjeshtë.
Sepse ndjeshmëria qytetare e garancive kushtetuese është asgjesuar e zhbërë me kohë prej atij vetë, Kryeministrit të Shqipërisë.
Ai e asgjesoi dhe e zhbëri Kushtetutën e vendit, ndjeshmërinë e qytetarëve për të, kur kufizoi kompetencat kushtetuese të Presidentit të Republikës si Komandant i Përgjithshëm i FA, jo duke ndryshuar Kushtetutën por me një ligj të thjeshtë.
Ai i asgjesoi garancitë kushtetuese me ligjin famëkeq të ndarjes territorjale duke injoruar atë që e thotë edhe sot e kësaj dite kjo Kushtetutë për organizimin territorjal, me një ligj partiak dhe elektoral për veten e tij.
Ai i asgjesoi garancitë kushtetuese me ligjin anti-Arsimit të Lartë duke shkelur përcaktimin fondamental të Kushtetutës mbi të drejtën për arsim.
Ai e grisi fare Kushtetutën duke zgjedhur me dhunën e shtetit Prokuroren e Përgjithëshme në shkelje flagrante të çdo neni, rrjeshti e gërme të saj për Prokurorinë.
Ai asgjesoi çdo garanci kushtetuese duke lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese e pa Gjykatë të Lartë, kushedi për sa kohë, vetëm e vetëm që të prodhonte proçedura të deformuara e të kapte sistemin e drejtësisë për interesa personale të tij.
Ai asgjesoi garancitë kushtetuese të këtij vendi duke prodhuar ligjin special individual për grabitjen e pronës publike tek Teatri, për interesa qartazi korruptive.
Njeriu që sot përgjërohet për kolonën kushtetuese të shtetit, jo vetëm e ka shembur prej kohësh këtë kolonë që mban çatinë e shtetit por i ka rrjepur edhe çdo tjegull asaj çatie.
Ky është modeli që sot promovon paaftësinë , që ka marrë peng seriozitetin e shtetit, që ka asgjesuar ndjeshmërinë e garancive kushtetuese tek opinioni, që ka rrënuar tërë shtetin.
Ky model duhet rrëzuar me çdo kusht e me çdo çmim.
Ik or sakat se ke qënë fatkeqesia e presidences
Përgjigjupo me METEN jemi mir e the se na ka bere ndere .ai hajdyti i floririt
PërgjigjuKush je ti qe jep opinione.. President i njeanshem, kukull ne doren e atyre qe te zgjodhen.. More pronat e gruas 100% kur te tjeret zvarriten gjygjeve.. Keni gezuar ofiqe e nuk ju rrihet pa pushtet.. Vazhdo ktheji nderin gjeneralit..
PërgjigjuE qiti koken ky zhgarravina?Bajga
PërgjigjuTe kan dal gabim sondazhet o ulok nuk merresh me komentet e portaleve. Por si ka mundesi qe nuk i ben mire esapet apo per Pune e mire qe bere kur ishe President.se aty e more drejtimin si gjysmak qe ishe.
PërgjigjuBrava o kapter i kuajeve se Partia jote te ben predident packa as uj kuajeve sdun me i dhonw .Mire bene qe mbron president Baftjarin se ai asht shpresa e vetme ( ju genjen mendja) per te ardh ne pushtet se e keni mikun e Sales dhe Zenit .Jaro shko andej nga sofra e ariut futi nonje pace derri se per ate pune je se per te tjerat te fala sateme .
PërgjigjuPo ti sa % ishe i votuar nga shqiptaret?!!?!?
PërgjigjuO Ulok ku e pe ti që Shqipëtarët përkrahin Metën? Lexon ti ca shkruajn në portale Shqipëtarët apo të kanë lënë dhe syt o gjysmak njeri.
PërgjigjuO bujar sakati me mëndjen tënde prej by....... jan 150 % jo 80% që 100% ka shkenca po ti si b.... lëpirës mund ta quash dhe 150% . Se dhe shefi jot shal ngjit thot që 7 × 7 = 42.
Përgjigju