Mosha mesatare 60 vjeç! Koronavirusi në Shqipëri 'shqetëson' edhe 40-vjeçarët (VIDEO)

TIRANË - Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë Silva Bino tha se mosha mesatare e atyre personave që kanë kërkuar shërbim për koronavirusin është mbi 40 vjeç, edhe pse mesatarja e të infektuarve në botë është 60 vjeç.

Në një komunikim pyetje përgjigje në rrjetet sociale, Bino sqaroi gjendjen shëndetësore të t ëprekurve në Shqipëri dhe tha se analiza për COVID-19 nuk bëhet në spitalet private por vetëm në laboratorin e ISHP-së.

Pyetje-Përgjigje

Përgjigjet Silva Bino

Disa nga të infektuarit që janë në shtëpi pretendojnë që askush nuk merret me ata. A i kontrollon njeri?

Ata që janë të vetëkarantinuar apo të vetizoluar, sistemi shëndetësor merr kontakt me ata, nëpërmjet mjekut të familjes apo sistemit shëndetësor publik.

Cila është rregullorja e përdorimit të kiteve, a është e mundshme që të testohet çdokënd të dyshuar?

Ne testojmë ato raste të cilat kanë nevojë të testohen dhe paraqesin shenja të sëmundjes, sepse duhet të kemi parasysh se jo çdo njeri që pretendon se është i infektuar është i infektuar. Pra edhe sëmundja ka një periudhë inkubacioni dhe ka një kohë të caktuar kur virusi del, prandaj është e rëndësishme që të testojmë sipas rregullave të gjitha ato raste të cilat ne duam të kemi rezultatin që nevojitet.

A keni kite, sa kite dispononi?

Ne kemi kitet e mjaftueshme në institutin e Shëndetit publik, me të cilat mund të kryejmë testimin.

A mund të bëhen edhe në privat?

Aktualisht nuk ka laborator privat i cili teston dhe aktualisht kanë dalë shumë kitë komerciale të cilat janë vlerësuar dhe po vlerësohen por pavarësisht këtyre të gjitha testimet duhet të konfirmohen në ISHP.

Cila është mosha mesatare e njerëzve të infektuar me koronavirus?

Në përgjithësi në botë mosha e cila kërkon kujdes shëndetësorë është mosha 60 vjeç, ndërsa mosha e cila kërkon kujdes intensiv është mosha përreth 80 vjeç. Për këto pak raste që ne kemi mosha që kanë kërkuar kujdes shëndetësor është 40 vjeç e lartë, ka edhe raste midis 20-30 vjeç por kanë qenë raste sporadike.

Përgjigjet Mira Rakacolli

Si paraqitet gjendja shëndetësore e 2 pacientëve të parë?

Ne po e monitorojmë me shumë kujdes gjendjen e pacientëve që janë të prekur me koronavirus, gjendja shëndetësore e 3 pacientëve të parë është përmirësuar ndjeshëm, edhe pacientët e tjerë ndodhen në gjendje të qëndrueshme, fatmirësisht nuk kemi asnjë rast që të kërkojë trajtim intensiv.

A lejohet që privati të kryej analizën e koronavirusit?

Sot për sot i vetmi laborator i certifikuar nga Organizata Botërore e shëndetësisë është ai i Institutit të Shëndetit Publik.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje