Moska: Dronët australianë po përdoren për të sulmuar territorin rus

Moska: Dronët australianë po përdoren për të sulmuar territorin rus

1693932738_dron.jpg

Moska ka akuzuar Australinë se ka furnizuar Ukrainën me drone që Kievi i përdor për sulme në territorin rus.

Kështu deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Moskës, Maria Zakharova.

"Ministri australian i Mbrojtjes Richard Marles, me hipokrizinë tipike të elitës politike të Australisë, tha se këta dronë do të përdoren për zbulim ajror dhe në vend të kësaj rezulton se dronët australianë po përdoren në të vërtetë për sulme në territorin rus", tha Zakharova.

Zëdhënësja gjithashtu shtoi: “Qeveria australiane po kontribuon me entuziazëm në fushatën anti-ruse të udhëhequr nga Uashingtoni, por duke e ditur se jo të gjithë australianët pajtohen me këtë linjë, përpiqet të fshihet nga opinioni publik se Australia po tërhiqet gjithnjë e më thellë në konfliktin në Ukrainë".


Lajmi kryesor:

Lufta/ Putin: Hebreu Zelensky drejton Kievin për të mbuluar nazizmin! SHBA: Koreja e Veriut do të paguajë pasojat nëse i furnizon Moskën me armë


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar