
Foto nga momenti i rrëzimit të avionit rus
Kryetari i Dumës ruse akuzoi sot Ukrainën për rrëzimin e avionit rus me 65 robër lufte ukrainas, i cili u rrëzua në rajonin e Belgorod.
“Ata vranë ushtarët e tyre”, tha Vyacheslav Volodin, duke iu drejtuar parlamentarëve rusë.
Përveç kësaj, gjenerali në pension Andrei Kartapolov tha se avioni rus Il-76 u rrëzua nga tre raketa që Perëndimi i ka ofruar Ukrainës.
Edhe pse ai nuk shpjegoi burimin e këtij informacioni, Kartapolov shtoi se hetuesit do të zbulojnë nëse raketat ishin Patriot apo IRIS-T.
Mediat ruse raportuan se në bord kishte edhe nëntë persona të tjerë, përfshirë gjashtë anëtarë të ekuipazhit.
Shtabi i përgjithshëm i Ukrainës, i cituar nga faqja “Ukrainska Pravda”, tha se avioni po transportonte raketa për sistemet ruse të mbrojtjes ajrore S-300. Nuk përmendi të burgosurit e luftës.
Asnjë nga detajet rreth personave në bord nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur, raportojnë mediat e huaja.
Nuk dihen ende shkaqet që çuan në rrëzimin e avionit. Aksidenti vjen teksa sulmet ruse në ukrainë po vazhdojnë në mënyrë intensive.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se si pasojë e një sulmi në qytetin verilindor, harkiv, u vranë 18 persona dhe plagosën 130.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Rrëzohet avioni ushtarak rus! Moskë: Në bord 65 të burgosur ukrainas dhe 6 anëtarë të ekuipazhit










