Ministria e Mbrojtjes e Moskës konfirmoi sot se një aeroplan transporti ushtarak Ilyushin Il-76 u rrëzua mëngjesin e sotëm në rajonin e Belgorodit, e cila është në kufi me Ukrainën.

Ata konfirmuan se në bord ishin 65 robër lufte ukrainas të cilët do liroheshin në bazë të një shkëmbimi.

Po ashtu, në bord ndodheshin edhe 6 anëtarë të ekuipazhit dhe 3 “shoqërues”, raporton La Repubblica.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve ruse Ria Novosti.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:40
Moska fajëson Ukrainën për rrëzimin e avionit rus: Vratë ushtarët tuaj

1706091212_rrezohet.jpg

Foto nga momenti i rrëzimit të avionit rus

Kryetari i Dumës ruse akuzoi sot Ukrainën për rrëzimin e avionit rus me 65 robër lufte ukrainas, i cili u rrëzua në rajonin e Belgorod.

“Ata vranë ushtarët e tyre”, tha Vyacheslav Volodin, duke iu drejtuar parlamentarëve rusë.

Përveç kësaj, gjenerali në pension Andrei Kartapolov tha se avioni rus Il-76 u rrëzua nga tre raketa që Perëndimi i ka ofruar Ukrainës.

Edhe pse ai nuk shpjegoi burimin e këtij informacioni, Kartapolov shtoi se hetuesit do të zbulojnë nëse raketat ishin Patriot apo IRIS-T.

Mediat ruse raportuan se në bord kishte edhe nëntë persona të tjerë, përfshirë gjashtë anëtarë të ekuipazhit.

Shtabi i përgjithshëm i Ukrainës, i cituar nga faqja “Ukrainska Pravda”, tha se avioni po transportonte raketa për sistemet ruse të mbrojtjes ajrore S-300. Nuk përmendi të burgosurit e luftës.

Asnjë nga detajet rreth personave në bord nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur, raportojnë mediat e huaja.

Nuk dihen ende shkaqet që çuan në rrëzimin e avionit. Aksidenti vjen teksa sulmet ruse në ukrainë po vazhdojnë në mënyrë intensive. 

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se si pasojë e një sulmi në qytetin verilindor, harkiv, u vranë 18 persona dhe plagosën 130.

Ora 11:53
Rrëzimi i avionit rus, reagon deputeti: U godit nga 3 raketa të ukrainasve

1706091527_1706091496avion.jpeg

Pas rrëzimit të aeroplanit transportues rus në rajonin e Belgorodit, zyrtarët e lartë rusë kanë filluar të akuzojnë ukrainasit për rrëzimin e avionit.

Gjenerali i pensionuar Andrei Kartapolov njëherit deputet i parlamentit rus, tha u rrëzua nga goditja me tre raketa me të cilat u furnizua Ukraina nga vendet perëndimore, raporton Reuters.

Kartapolov nuk ka treguar burimin e informacioneve që ai thotë se i posedon, duke theksuar se hetimet do të konfirmojnë nëse ishte goditur me raketat Patriots apo Iris-T.

Në anën tjetër, ministria ruse e Mbrojtjes, ka konfirmuar se brenda aeroplanit gjendeshin 65 ushtarë ukrainase, si dhe nëntë anëtarë të ekuipazhit.

Deri më tani ukrainasit nuk janë deklaruar fare lidhur me rrëzimin e fluturakes ruse në rajonin e Belgorodit, që gjendet pranë kufirit Rusi-Ukrainë.

 

Ora 11:16
ViDEOLAJM/ Momenti kur avioni rus me 65 të burgosur ukrainas rrëzohet dhe shpërthen në flakë të fuqishme

Një avioni rus me 74 persona në bord është rrëzuar ditën e sotme në rajonin e Belgorodit në kufi me Ukrainën. Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes të cituar nga RIA Novosty, avioni mbante të burgosur ukrainas për një shkëmbim të të burgosurve në rajon.

Në njoftimin zyrtar të ministrisë ruse, sipas RIA, thuhet se rreth orës 11 të mëngjesit me orën e Moskës, një avion Il-76 u rrëzua gjatë një fluturimi të planifikuar në rajonin e Belgorodit. Avioni mbante 65 të burgosur ushtarakë ukrainas, gjashtë anëtarë të ekuipazhit dhe tre shoqërues, raportojnë mediat e huaja.

Avioni që u rrëzua është një Ilyushin Il-76 i cili për një arsye të panjohur humbi lartësinë dhe u rrëzua duke bërë që avioni 72 tonë të shndërrohej në një top zjarri. Rajoni Beglkorod pranë kufirit me Ukrainën ka parë disa incidente të sulmit me raketa nga ushtria ukrainase në muajt e fundit, me sulmin e fundit me raketa që vrau 25 njerëz.