1690810012_femije.jpg

Komisionerja ruse për të drejtat e fëmijëve Maria Lavova Belova, deklaroi këtë të hënë se më shumë se 700.000 fëmijë ukrainas u dërguan në Rusi që nga nisja e pushtimit. Sipas raportit të publikuara shumica fëmijëve erdhën në Rusi “të shoqëruar nga prindërit apo të afërmit e vet”.

Autoritetet ukrainase konfirmuan gjithashtu se që nga 24 shkurti 2022, 19.546 fëmijë janë dërguar nga Ukraina në Rusi. Këto janë rastet e vetme të regjistruara zyrtarisht, kur një prind, kujdestar apo dëshmitar i dëbimit të fëmijës e ka raportuar rastin në zyrën shtetërore për informim të Ukrainës.

Aktivistët ukrainas për të drejtat e njeriut ngulin këmbë se qindra mijëra fëmijë janë zhvendosur më forcë nga Ukraina. Shumica e fëmijëve janë marrë nga rajonet e Mariupolit, Khersonit, Kharkovit dhe Kievit. Ndërkohë më 17 mars, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarrest për presidentin Putin, dhe për Lovava-Belovan, pasi akuzohen se janë përgjegjës për dëbimin e fëmijëve ukrainas drejt Rusisë  që konsiderohet si krim lufte sipas ligjit ndërkombëtar.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Raketat ruse godasin qytetin qëndror në Ukrainë, 4 të vrarë, mes tyre fëmijë! Medvedev: Përdorim armë bërthamore nëse kundërofensiva përparon