Rusia nisi një sulm ajror vdekjeprurës mbi qytetin qendror të Ukrainës, Kryvyi Rih. Ekipet e shpëtimit po punojnë për të nxjerrë të mbijetuarit nga rrënojat.
Deri tani flitet për 4 të vrarë dhe 40 të plagosur.
Ministri i Punëve të Brendshme të Ukrainës, Ihor Klymenko tha se një ndërtesë shkolle katërkatëshe u godit dhe një kullë banimi 9-katëshe aty pranë u shkatërrua.
Mbrëmë Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, paralajmëron se lufta po kalon në anën e Rusisë pas një sulmi me dron në Moskë si pasojë e të cilit u dëmtuan dy ndërtesa dhe u mbyll për pak një prej aeroporteve të qytetit.
Zelensky tha se sulmet në territorin rus ishin një "proces i pashmangshëm, i natyrshëm dhe absolutisht i drejtë" i luftës midis dy vendeve.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se tre drone ukrainas u rrëzuan të dielën, ndërsa dy të tjerë u neutralizuan, por u përplasën nëpër objekte, ka thënë Ministria ruse e Mbrojtjes.
Aeroporti Vnukovo, në jugperëndim të qendrës së qytetit, u mbyll gjithashtu për pak kohë.
Sulmi me dron në orët e para të së dielës, është sulmi i fundit për të cilin Moska ka fajësuar Kievin ndërkohë fluturimet që ishin planifikuara për realizim në Aeroprtin Vnukovo, ishin ridrejtuar më pas për në aeroportet tjera.
“Gradualisht, lufta po kthehet në territorin e Rusisë - në qendrat e saj simbolike dhe bazat ushtarake, dhe ky është një proces i pashmangshëm, i natyrshëm dhe absolutisht i drejtë" vijoi Zelensky
Ndërkohë gjatë natës në Kiev e rajone të ndryshme të Ukrainës u ndez alarmi i sulmit ajror. Mediat vendase raportuan se sirenat raë në rajonet Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson, Kiev dhe Kharkiv.
Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev tha të dielën se Moska do të duhej të përdorte një armë bërthamore nëse kundërofensiva e vazhdueshme e Kievit ishte e suksesshme.
Medvedev, i cili është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë - një organ i kryesuar nga Putin - tha në mediat sociale se nuk do të kishte "asnjë alternativë tjetër" nëse Ukraina merr atë që ai e përshkroi si "tokën tonë", shkruan BBC
Ndërkohë Sekretari Amerikan i Shtetit tha se "pengesa më e madhe për t'i dhënë fund luftës është besimi i presidentit rus Vladimir Putin se ai mund të rezistojë më gjatë se Ukraina dhe shumë vende që e mbështesin atë."
“Ne po punojmë shumë për ta çliruar atë nga kjo ide” shtoi më tej, Antony Blinken.
Komisionerja ruse për të drejtat e fëmijëve Maria Lavova Belova, deklaroi këtë të hënë se më shumë se 700.000 fëmijë ukrainas u dërguan në Rusi që nga nisja e pushtimit. Sipas raportit të publikuara shumica fëmijëve erdhën në Rusi “të shoqëruar nga prindërit apo të afërmit e vet”.
Autoritetet ukrainase konfirmuan gjithashtu se që nga 24 shkurti 2022, 19.546 fëmijë janë dërguar nga Ukraina në Rusi. Këto janë rastet e vetme të regjistruara zyrtarisht, kur një prind, kujdestar apo dëshmitar i dëbimit të fëmijës e ka raportuar rastin në zyrën shtetërore për informim të Ukrainës.
Aktivistët ukrainas për të drejtat e njeriut ngulin këmbë se qindra mijëra fëmijë janë zhvendosur më forcë nga Ukraina. Shumica e fëmijëve janë marrë nga rajonet e Mariupolit, Khersonit, Kharkovit dhe Kievit. Ndërkohë më 17 mars, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarrest për presidentin Putin, dhe për Lovava-Belovan, pasi akuzohen se janë përgjegjës për dëbimin e fëmijëve ukrainas drejt Rusisë që konsiderohet si krim lufte sipas ligjit ndërkombëtar.
Të paktën katër persona, përfshirë një fëmijë 10-vjeçar, janë vrarë dhe më shumë se 40 persona janë plagosur kur Rusia goditi një apartament të lartë në Kryvyi Rih. Autoritetet thanë se njerëzit ishin të bllokuar nën rrënoja. Oleksiy Kuleba, nënkryetari i zyrës së Volodymyr Zelenskiy, bëri thirrje për hakmarrje, duke thënë: “Çdo ditë, qytetet ukrainase janë nën zjarr nga terroristët rusë.” Ai tha se shënjestrimi i civilëve ishte një shenjë e "dëshpërimit dhe humbjes së Federatës Ruse në front".
Ministri i Punëve të Brendshme të Ukrainës, Ihor Klymenko tha se një ndërtesë shkolle katërkatëshe u godit dhe një kullë banimi 9-katëshe aty pranë u shkatërrua.
Klymenko shtoi gjithashtu se ka të ngjarë që njerëz të jenë nën rrënoja dhe autoritetet ndodhen në vendngjarje për të vijuar me procesin e shpëtimit. Ministri paralajmëroi banorët të qëndrojnë brenda derisa të fiket alarmi i sulmit ajror.
“Ne po përpiqemi të shpëtojmë sa më shumë njerëz të jetë e mundur,” – shkroi Volodymyr Zelensky në Twitter.
Presidenti Volodymyr Zelensky tha se sulmi në Kryvyi Rih ishte pjesë e një bombardimi rus, por diçka e tillë as nuk do t’i trembte, as nuk do t’i sprapste.
“Ne po punojmë dhe po shpëtojmë njerëzit tanë,” – deklaroi ai.
Një ditë më parë tre dronë ukrainas sulmuan Moskën duke plagosur një roje sigurie. Aeroporti Vanukovo, njëri prej katër aeroporteve të mëdha në Moskë, u mbyll përkohësisht pas sulmeve.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë e quajti sulmin “tentim për sulm terrorist”, ndërsa pretendoi se një dron u rrëzua dhe dy të tjerët u bllokuan, duke u përplasur pastaj në kompleksin prestigjioz të biznesit në Moskë, Moskva-Citi.
Një dron i Forcave të Armatosura të Ukrainës goditi ndërtesën e Drejtorisë së Punëve të Brendshme në Trubchevsky, rajoni Bryansk në Rusi raportoi guvernatori i rajonit Alexander Bogomaz. Nuk raportohet për të lënduar.
Ndërkohë në Ukrainë, pesë civilë u plagosën nga bombardimet e djeshme ruse në rajonin Kherson të Ukrainës jugore, tha kreu i administratës ushtarake rajonale, Oleksandr Prokudin, në Telegram.
Edhe në Kiev forcat ruse nisën mbrëmë një sulm me raketa në rajonin e Kharkiv, raportoi kreu i Administratës Rajonale Shtetërore të Kharkiv, Oleg Synegubov në kanalin e tij Telegram. Ndërsa kryetari i bashkisë së Kharkiv Igor Terekhov shpjegoi mbrëmë se qyteti ishte ende nën sulm.
" Dy fluturime u dëgjuan. Ata goditën jo- ambiente banimi. Ka rënë zjarr. Për momentin nuk ka të dhëna për të lënduar”. "Pushtuesit po godasin. Kujdes banorët e qytetit të Kharkiv dhe rajonit, qëndrojnë në strehimore," shkroi Synegubov pas mesnate me orën lokale.
Po degjove pripoganden perendimore lufta kish mbaruar dhe Russia ishte shperbere Por gjerat sthuen ne realitet Humbejt ukrainase jan te medhaja Flitet qe vetem nga
PërgjigjuKalkulimi i gabuar nga gjeneralet e Rusise tue bombarduar banesat e popullit ne vend qe te bombardonin pikat kryesore kufitare qe te pengonin hyrjen e ndihmave nga NATO ose aeroportet keshtu Ukraina dote kapitullonte mbas 6 dite lufte ,por gjeneralet e lejuan qe te grumbulloj arme dhe ndihma dhe sot e paguan Rusia cmimin,edhe armet berthamore nuk e shpetojne sot Rusine le te flase MEDVEDEVI sa te don ai dote jete i pari qe dote kerkoj dikund AZIL.
PërgjigjuMendohej se Rusia ishte fuqi ushtarake, po doli se eshte e falimentume. Do jete shembulli i renies se nje shteti te fryre nga propaganda dhe paaftedia per te jetuar kohen moderrne. Asnje taktike s'e shpeton.