Rusia paralajmëroi Ukrainën sot kundrejt planeve të saj për rifillimin e procesit të aderimit në NATO, duke theksuar se kjo rrezikon të vështirësojë përpjekjet për një zgjidhje të konfliktit në lindje të vendit.
"Pikërisht në çastin ku jemi gati duke studiuar aspekte që do të ndikojnë në fillimin e zgjidhjes së problemeve mes Kievit dhe rebelëve, autoritetet ukraianse njoftuan se do t'i japin fund statusit jasht blloqeve (të Ukrainës) dhe të rifillojnë aderimin në NATO", deklaroi ministri rus i Punëve të Jashtme, Serguei Lavrov.
"Është një përpjekje e qartë për të hedhur posht të gjitha përpjekjet që synojnë fillimin e një dialogu për garantimin e sigurisë kombëtare", theksoi Lavrov, i cituar nga agjencitë ruse, gjatë një takimi me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland.
"Rusia shpreson që Kievi dhe rebelët të përdorin planin e regullimit me shtatë pika, të propozuar dje nga presidenti rus Vladimir Putin, për të arritur një marrëveshje gjatë mbledhjes në Minsk që do të zhvillohet nesër", shtoi ministri rus.
Kjo deklaratë bëhet në një moment që presidenti ukrainas Petro Poroshenko do t'i drejtohet krerëve të NATO-s, gjatë mbledhjes së Aleancës së Atlantikut në Uells./ATSH/
/Shqiptarja.com