Moska paralajmëroi sot përsëri Ukrainën se do të nisë një "sulm masiv me raketa" ndaj Kievit në shenjë hakmarrjeje nëse forcat ukrainase përpiqen të sulmojnë festimet në Moskë që shënojnë përvjetorin e fitores ndaj nazizmit.

Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi se një armëpushim i shpallur nga Moska do të hyjë në fuqi në mesnatën e së enjtes deri të premten dhe do të zgjasë deri në mesnatën e së shtunës, 9 maj. Prandaj, Rusia i bën thirrje gjithashtu palës ukrainase të pezullojë armiqësitë.

"Në rast të përpjekjeve të regjimit të Kievit për të prishur festimet e 81-vjetorit të fitores në Luftën e Madhe Patriotike në Moskë, forcat e armatosura të Federatës Ruse do të nisin një sulm masiv me raketa kundër qendrës së Kievit. Ne edhe një herë paralajmërojmë popullsinë civile të Kievit dhe punonjësit e misioneve të huaja diplomatike për nevojën për t'u larguar nga qyteti menjëherë", thuhet në deklaratën e Ministrisë.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Zelensky akuza ndaj Rusisë: Kërkojnë leje nga ne për paradën dhe më pas të vazhdojnë të vrasin njerëz