Rusia përgënjeshtroi sot se ka përpjekje nga ana e trupave të saj që të hyjnë në territorin ukrainas, sikurse akuzon Kievi, dhe ajo garantoi se nuk synon të ndërmarë veprime të njëanshme ndaj fqinjëve të saj.
"Ne nuk arrijmë ta kuptojmë se për çfarë flet Ukraina. Nuk ka asnjë përpjekje të forcave ruse për të hyrë në territorin ukrainas", deklaroi për agjencitë ruse zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Pieskov.
Presidenca ukrainase pohoi një ditë më parë se arriti të bëjë të dështojë nëpërmjet rrugëve diplomatike një përpjekje të Rusisë për të futur në mënyrë të njëanshme në territorin e saj një karvan humanitar.
Rusia ka shumfishuar përpjekjet, kryesisht pranë Kombeve të Bashkuara, për të marrë miratimin e krijimit të një rruge humanitare për popullsinë e Donetskut dhe Luganskut, dy bastionet e fundit që janë ende nën kontrollin e separatistëve prorusë.
SHBA-ja, kryesisht, e hedh posht këtë iniciativë duke gjykuar se arsyeja që furnizon këtë konflikt është furnizimi me armë i kryengritësve nga ana e Moskës, ndërkohë që Rusia e përgënjeshtron./ATSH/
/Shqiptarja.com