Rreth 60 kilometra nga kufiri me Ukrainën, një tren mallrash doli nga shinat në rajonin Bryansk të Rusisë dhe shpërtheu në flakë pas një shpërthimi të fuqishëm.

Guvernatori i rajonit Alexander Bogomaz tha se shkak u bë shpërthimi i një bombe në shina.

“Një pajisje shpërthyese e paidentifikuar shpërtheu në rrethin Unechsky në linjën Bryansk-Unecha, si rezultat i së cilës një tren mallrash doli nga shinat. Nuk pati viktima," tha ai.

Treni transportonte depozita nafte në frontin e luftës, ndërkohë deri më tani nuk raportohet për viktima.

Shpërthimi në Bryansk është i dyti i ditës në territorin rus: autoritetet kishin njoftuar më parë se një shtyllë e transmetimit të energjisë elektrike ishte hedhur në erë në rajonin e Leningradit.

 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Kiev: Nuk dimë për ndonjë ndërmjetësim nga Vatikani, gati për kundërsulm! Për Shtëpinë e Bardhë, ofensiva ruse në Donbass ka dështuar