Moska vendosi Zelenskyn në listën e të kërkuarve/ Ministria e Jashtme ukrainase: Putin të kujtojë se Gjykata e Hagës ka lëshuar urdhër-arresti për të

Moska vendosi Zelenskyn në listën e të kërkuarve/ Ministria e Jashtme ukrainase: Putin të kujtojë se Gjykata e Hagës ka lëshuar urdhër-arresti për të

1712749500_vladimirputin.JPG

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka reaguar në lidhje me vendimin e Rusisë për të përfshirë në listën e të shpallurve në kërkim presidentin Volodymyr Zelensky.

Ministria ukrainase deklaron se presidenti rus Vladimir Putin është vetë subjekt arrestim bazuar në një urdhër-arresti të Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

"Dëshirojmë t'u kujtojmë se ndryshe nga njoftimet e pavlera ruse, një urdhër i Gjykatës Penale Ndërkombëtare për arrestimin e diktatorit rus Vladimir Putin nën dyshimet për krime lufte është mëse i vërtetë real dhe i nënshtrohet zbatimit në 123 vende (të botës)",- thuhej në deklaratë.

Kievi tha se njoftimi rus ishte "dëshmi e dëshpërimit të makinës shtetërore ruse dhe propagandës së saj, që nuk mund të mendojë ndonjë mënyrë tjetër për të tërhequr vëmendjen".

Prej fillimit të sulmit ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Rusia ka lëshuar urdhër-arreste për një numër politikanësh si ukrainas ashtu edhe evropianë.

Moska lëshoi gjithashtu një urdhër arresti për prokurorin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, i cili vitin e kaluar përgatiti fletarrestin për Presidentin rus Putin, nën dyshimet për krime lufte.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Moska vendosi Zelenskyn në listën e të kërkuarve! Ministria e Jashtme ukrainase: Putin të kujtojë se Gjykata e Hagës ka lëshuar urdhër-arresti për të


K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Inter, presidenti Zhang letër tifozëve: Klubi është në rrezik, sjellja e Oaktree zhgënjyese

Inter, presidenti Zhang letër tifozëve: Klubi është në rrezik, sjellja e Oaktree zhgënjyese