Mjeku kryesor i spitalit më të madh të Moskës që po trajton pacientët me koronavirus tha të martën se ai ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Njoftimi i Denis Protsenkos vjen një javë pas takimit të tij me Presidentin Vladimir Putin.
Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi spitalin Kommunarka një javë më parë, ku u takua me mjekun Protsenko. Zoti Protsenko tha se ndihej mirë dhe është vetëizoluar në zyrën e tij.
Nuk ka ende asnjë koment nga Kremlini nëse zoti Putin është testuar për koronavirusin pas njoftimit të Dr. Protsenkos.
Presidenti Putin, i veshur me kostum, shihej duke shtrënguar duart me Dr. Protsenkon, duke shkaktuar reagime në mediat sociale për neglizhencën e tij ndaj masave të distancimit social.
Më vonë atë ditë zoti Putin u pa me veshje mbrojtëse dhe një maskë gjatë vizitës në disa dhomave me pacientë të infektuar me koronavirus.
Rusia regjistroi 500 raste të reja me koronavirusit të martën, shifra më e lartë brenda një dite që nga fillimi i përhapjes së COVID-19, duke e ngritur në 2,337 numrin e përgjithshëm të rasteve në vend.
Për shumicën e njerëzve, Covid-19 shkakton simptoma të lehta ose të moderuara, si ethe dhe kollë që zhduken pas dy deri në tre javë. Për tek disa grupe, veçanërisht tek të moshuarit dhe njerëzit me probleme shëndetësore paraprake, koronavirusi mund të shkaktojë sëmundje më të rënda, përfshirë pneumoni dhe vdekje./ voa
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3189
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta në Ukrainë/ Trump zgjedh Kellogg si të dërguar special për Rusinë dhe Ukrainën
27 Nëntor, 07:48
-
NATO konfirmon mbështetjen për Ukrainën pas sulmit rus me raketë balistike
26 Nëntor, 20:36
-
Lufta në Ukrainë/ Dezertori rus: Në shkurt 2022 ishim gati për sulm bërthamor
26 Nëntor, 16:24
-
E akuzon për spiunazh, Rusia dëbon diplomatin britanik
26 Nëntor, 15:33
-
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
26 Nëntor, 08:23
-
Lufta në Ukrainë/ Dezertori rus: Në shkurt 2022 ishim gati për sulm bërthamor
26 Nëntor, 07:56
-
Lufta/ Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Cënohet siguria në Europë! Çfarë është raketa Oreshnik
25 Nëntor, 20:27
-
Zyrtar i lartë i NATO-s: Bizneset duhet të përgatiten për një “skenar lufte”
25 Nëntor, 18:29
-
Lufta/ Media franceze: Londra dhe Parisi po rishqyrtojnë mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë
25 Nëntor, 07:59
-
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës
24 Nëntor, 22:57
-
Zgjedhjet presidenciale në Rumani/ Sondazhet nxjerrin në avantazh kandidatin pro-evropian
24 Nëntor, 22:32
-
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e Trump
24 Nëntor, 17:30