Moskë, protesta të opozitës për zgjedhjet komunale, më shumë se 1000 të arrestuar (FOTO)

Moskë, protesta të opozitës për zgjedhjet komunale, më shumë se 1000 të arrestuar (FOTO)

Mbi 1000 arrestime u kryen në Moskë përpara tubimit për të protestuar kundër vendimit të autoriteteve për të ndaluar kandidaturat e opozitës në zgjedhjet komunale që do të zhvillohen në shtator.

Vendimi për përjashtimin e kandidatëve të opozitës erdhi për arsye se nënshkrimet në mbështetje të emrave të tyre ishin të pamjaftueshme.

Kryeopozitari i Kremlinit Aleksei Navalny, para Bashkisë së qytetit të Moskës, i bëri thirrje protestuesve të vazhdonin revoltat nëse kandidaturat e disidentëve nuk do të pranoheshin nga autoritetet që të kandidonin.

OVD-Info, një grup monitorimi tha se në protestë janë vënë në pranga më shumë se 1000 vetë, ndërsa në të kanë marrë pjesë mijëra protestues.

Navalny është arrestuar, burgosur dhe liruar disa herë, gjithnjë në lidhje me protestat kundër Putinit.

Të mërkurën e kaluar, Navalny u dënua me 30 ditë burg për organizimin e protestave.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë