MOSKË, 10 qershor /ATSH-AFP/ - Rusia dhe Egjipti, që po afrohen që prej zgjedhjes së presidentit, Abdel Fattah al-Sissi, filluan sot manovrat e përbashkëta ushtarake në detin e Mesdheut, që do të zgjasin deri të dielën, njoftoi marina ruse.
"Sot në mëngjes, anijet e marinës ruse dhe egiptiane (...) kanë lënë portin Alexandria", deklaroi për agjencitë ruse të lajmeve kapiteni, Viatcheslav Troukhatchev, zëdhënës i flotës ruse në Detin e Zi.
"Gjatë ditëve të ardhshme, anijet e dy flotave do të kryejnë manovra për mbrojtjen antiajrore, kërkimore dhe për shpëtimin e një anijeje në vështirësi dhe për kërkimin e anijeve të dyshimta", theksoi ai.
Këto manovra detare, të quajtura "Ura e Miqësisë 2015", janë manovrat e para të përbashkëta mes Rusisë dhe Egjiptit.
Që prej ardhjes në pushtet të Abdel Fattah al-Sissi në muajin maj 2014, Rusia dhe Egjipti kanë riforcuar bashkëpunimin e tyre në fushën ushtarako-teknike./
/ec/











