MOSKË, 25 shtator /ATSH-AFP/ - Rusia ka ulur zyrtarisht çmimin e gazit të shitur në Ukrainë, para hapjes së negociatave nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, që palët e ndryshme shpresojnë të arrijnë në një marrëveshje duke mundësuar livrimin e ndërprerë që prej tre muajsh.
Një dekret i publikuar në faqen e internetit të qeverisë detajon formulën që prëcakton të drejtat doganore të aplikuara për shitjet e gazit rus.
Çmimi i gazit, sipas agjencive ruse, do të ketë një ulje prej 24,6 dollarësh për 1 000 metra kub në raport me kontratën në fuqi, pra do të shitet me një çmim prej 227,4 dollarë për 1 000 metër kub.
Ky njoftim u bë, ndërkohë që zëvendëspresidenti i Komisionit për Energjinë, Maros Sefcovic, priti në Bruksel ministrat rusë të Energjisë, Alexandre Novak dhe ukrainas, Volodymyr Demtchychyne për bisedime urgjente.
Në afrim të dimrit, konsumi i gazit nga Ukraina do të rritet, ashtu si dhe në vendet evropiane që i tremben një çrregullimi të furnizimeve të tyre me gaz nëpërmjet territorit ukrainas sepse Kievi disponon aktualisht rezerva të pamjaftueshme.
"Dekreti i nënshkruar nga kryeministri, Dmitri Medvedev mundëson vendosjen e çmimit në nivelin e çmimeve të gazit destinuar për vendet e Bashkimit Evropian, fqinje të Ukrainës, në fuqi nga 1 tetori deri më 31 dhjetor të këtij viti", theksoi qeveria në një komunikatë./
/ec/