Mosndëshkimi i shoferëve të papërgjegjshëm, gazetarët protestë në Sheshin 'Nënë Tereza! Rusta: Vizat e bardha s' janë viza kokaine! Mesazhi i fëmijës për semaforin

TIRANË-  "Kur semafori është i kuq ndalo, kur është i verdhë bëhu gati, kur është jeshil futja vrapit se të vijnë makinat për të shtypur", është ky mesazhi që vjen nga goja e një fëmije, e që marrin më shumë kuptim, pasi vijnë pikërisht një ditë pas një aksident të rëndë, ku një çift mbeti i plagosur dhe një foshnje 3 muajshe shpëtoi mrekullisht pasi u përplasën nga një shofer i droguar në timon. Pasditen e kësaj të hëne në sheshin 'Nënë Tereza' gazetarët u mblodhën në protestë të cilët kërkojnë ashpërsim të ligjit për shkaktarët e aksidenteve rrugore. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, njëherazi edhe organizatori i kësaj proteste, iu drejtua të gjithë përdoruesve të rrugës me një mesazh.

"Unë do të doja të rikthehesha në kohë, në 2017 patën një draft në parlament, ata sot janë në parlament, hidhi sytë nga publiku, nuk mundet sepse rezultoi që shoferi plot 8 herë ishte ndëshkuar nga policia, si mund ta mbajë policia që ta mbajë në arrest, se ligji nuk ua mundëson, se kur është me targa të huaja paguan lekët dhe rimerr parlamentin, në verë do shikojmë çudira, a është zgjidhje gjoba. Vizat e bardha nuk janë viza kokaine, një i pasur dhe një i varfër kanë një të përbashkët, përdorin të njëjtën rrugë, bashkëjetesa është për të gjithë", tha Rusta.

Të njëjtin mesazh dha edhe gazetarja e kronikës, Anila Hoxha, ku thekson se shoferët, por edhe kalimtarët duhet të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor jo për shkak të frikës nga policia apo gjobës, por për të parandaluar shkatërrimin e jetëve.

"Media nuk ka vetëm rol informues, por edhe edukues dhe sensibilizues, për t'i thënë çdo përdorues të mjeti, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe jo nga frika e policit apo i një gjobe, por sepse një moment pakujdësie merr jetë dhe shkatërron jetë dhe ju vetë mund të shkatërroheni, ky është mesazhi im", tha Hoxha.

Përfaqësuesi i policisë në këtë protestë, zëdhënësi Gent Mullaj tha se e gjithë shoqëria duhet të punojë së bashku, për të bërë një ambient të sigurt bashkëjetese, teksa ka folur edhe në gjuhën e shifrave, ku sqaroi se numri i viktimave si pasojë e aksidenteve rrugore është shumëfish më i lartë se i vrasjeve me armë, prandaj ndëegjegjësimi duhet të jetë më i madh! 

"Unë nuk jam si individ, jam këtu për të përcjellë një mesazh dhe apel për qytetarët, policia, qytetarët dhe media, që kanë një rol për sensibilizimin e qytetarëve të punojmë sëbashku për të parandaluar aksident rrugore dhe për të siguruar një ambient të sigurt, e përfaqësojmë këtë nismë, ne jemi të parë që jemi përgjegjës dhe që jemi reagues ndaj çdo fenomeni negativisht, ju e keni parë që kjo punë që ne bëjmë, nuk është një punë me aksion, policia rrugore kanë vijuar punën në vijimësi, lajmet që ju transmetoni drejtues mjeti nën efektin e lëndëve narkotike, nuk vjen si pasojë e paaftësisë së policisë së shtetit, një automjet vret më shumë se vrasje, 52 vrasje, 180-2022 viktima nga aksidentet rrugore, duhet të punojmë së bashku. Media është faktor kyç për të mbështetur policinë e shtetit, jo për t'i bërë reklamë punës sonë,  do ketë një reagim të menjëhershëm dhe me ndihmën tuaj do të bëjmë më të mirën", tha Mullai.

Kjo protestë erdhi si një formë sensibilizimi pas aksidentit të rëndë ku Ajas Sulejmani, me G-CLASS-in e tij të zi kaloi me semafor të kuq dhe përplasi çiftin Vilma dhe Arjan Konomi në viza të bardha teksa me vete kishin edhe një foshnje 3 muajshe, e cila shpëtoi fatmirësisht pa asnjë lëndim. Gjendja shëndetësore e bashkëshortëve Vilma e Arjan Konomi paraqitet e qëndrueshme, ndërsa kanë dal tashmë nga trajtimi intensiv.

Ajas Sulejmani, nuk është një emër i panjohur për policinë, si brenda vendit ashtu edhe jashtë vendit. Drejtuesi i makinës luksoze me targa të gjermane, është shoqëruar tre javë më parë në ambientet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, po me këtë automjet, për verifikim nga strukturat e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, dhe pasi është verifikuar, është proceduar për shkeljen e dispozitave të Kodit Rrugor. Sulejmani ka qenë i shpallur në kërkim në vitin 2014 nga autoritetet amerikane, pasi akuzohej për trafikim të lëndëve narkotike. Ende nuk dihet nëse Sulejmani e ka mbyllur këtë çështje me drejtësinë amerikane.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë