Mospastrimi i kanaleve kulluese në
Fier, shkak për përmbytjet masive 

Mospastrimi i kanaleve kulluese në<br />Fier, shkak për përmbytjet masive 
Në bashkinë Fier gjatë kohës me rreshje janë vrejtur se nga mospastrami i kanaleve përmbytjet kanë qenë të pashmangjshme duke krijuar shume problem.Një nga këto kanale i papapastruar prej shume vitesh është edhe ai që vjen nga Kurjani, bashkia Roskovec dhe derdhet në lumin Seman.
 
Pamjet e këtij kanali kullues të marë në vendin e quajtur “kthesa e Patosit”  tregojnë situatën e këtij rrjeti kullues. Ai është tej mase i mbushur me shkurre dhe barishte nën ujore duke bllokuar të gjithë kanalin.
 
Duke qenë se ai kalon edhe në zonat naftëmbajtëse në këtë lum derdhen edhe hidrokarbure siç vrehen edhe nga këto pamje.
 
Situata vazhdon të jetë shqetsuese pasi nga shirat, tokat bujqëesore mbushen me ujë dhe nuk kanë  se ku të kullojnë pasi ky kanal  është i mbushur jo vetëm me shkurre por edhe me inerte të ardhura gjatë daljes nga shtrati i këtij lumi duke  përmbytur  tokat bujqësore, ndërkohë që me këto ujra janë bashkuar edhe hidrkarbure të cilat kanë dëmtuar jo vetëm tokat por edhe prodhimet.
 
Për të shpëtuar nga këto rreziqe është Bordi i Kullimit ai që duhet të pastrojë keto kanale për të fuksionuar ky rrjet që provokon këto përmbytje.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve