Motër e vëlla mbrojnë inçestin në gjykatë

Motër e vëlla mbrojnë inçestin në gjykatë
LAJPCIG Gjermani - Historia e një inçesti mes vëllait dhe motrës në Gjermani ka përfunduar në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut e cila e ka hedhur poshtë pretendimin e tyre për të krijuar familje si gjithë njerëzit e tjerë.

Patrick Stuebing dhe Susan Karolewski jo vetëm nuk e kanë fshehur marrëdhënien mes tyre, por kanë shkuar nëpër shkallët e ndryshme të gjykatave për të thënë se ata meritojnë të kenë një familje.

Çifti ka ndërkohë katër fëmijë, dy prej të cilëve me aftësi të kufizuara. Patrick Stuebing vuan ndërkohë një dënim me tre vjet në burg për inçest, ndërkohë që motra e tij Susan nuk u dënua pasi gjykata konsideroi se ajo vuan nga çrregullime të personalitetit.

Inçesti mes tyre ka megjithatë disa rrethana të veçanta, vëllai Patrick ishte dhënë për adoptim që foshnje dhe ai u ritakua me familjen e tij të vërtetë kur kishte arritur në të 20-at. Vdekja e nënës i afroi më shumë vëllain me motrën dhe ata u dashuruan.

Patrick Stuebing dhe avokatët e tij mbrojnë idenë se e drejta e çiftit për jetë private të mbrojtur dhe krijim familje po shkelet. Ata argumentojnë se nëse inçesti ndalohet për shkak të shanseve të mëdha që fëmijët të lindin me probleme, atëherë përse u lejohet familja njerëzve me aftësi të kufizuara, apo grave të mëdha në moshë, kategori me të njëjtat shanse për të lindur fëmijë me aftësi të kufizuar.

Gjithsesi, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut vendosi se ndalimi i familjes mes vëllait dhe motrës nuk shkel të drejtën themelore për të mbrojtur familjen, duke u dhënë të drejtë gjykatave gjermane.
(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Kukës, fshati Çajë pa rrugë, në kërkim të turizmit malor! Kryebashkiaku: Presim fonde nga qeveria për rrugën

Kukës, fshati Çajë pa rrugë, në kërkim të turizmit malor! Kryebashkiaku: Presim fonde nga qeveria për rrugën