Mot i keq, mbytet veliera në Himarë (VIDEO-FOTO)

Një velierë është mbytur gjatë orëve të para të mëngjesit këtë të hënë në Himarë.

Mësohet se shkak për përmbytjen e Velierës e cila ishte ankoruar që në sezonin veror janë bërë erërat e forta dhe reshjet e shiut.

Veliera ndodhej e ankoruar në Portin e Himarës, ndërsa mësohet se nga  erërat e forta janë këputur litarët e anijes dhe për pasojë është mbytur gjysma e saj.Veliera, e cila shërbente si anije turistike, ndodhet  gjysmë në ujë.

Gjithashtu, burime për Report tv dhe Shqiptarja.com thanë se në bordin e saj fatmirësisht nuk ka patur ndonjë person në kohën që veliera është fundosur në ujë.

Ndërkohë moti i keq nuk ka shkaktuar probleme në portin e Vlorës, ku pasagjerët kanë vazhduar itenerarin e tyre normalisht.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë