Të paktën 46 persona kanë vdekur si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës që kanë goditur Japoninë që prej 20 janarit. Të dhënat e përditësuar u ofruan nga Agjencia e Menaxhimit të Zjarrfikësve dhe Fatkeqësive. Sipas gazetës Asahi Shimbun, shumica e viktimave janë të moshuar të cilët vdiqën ndërsa përpiqeshin të pastronin borën. Vetëm në Prefekturën Niigata, janë raportuar 17 humbje jete.
Gati tre javë me reshje të dendura të dëborës kanë shkaktuar gjithashtu mbi 600 të plagosur. Gati një e treta e tyre kanë marrë dëmtime serioze. Reshjet e vazhdueshme të dëborës që nga fundi i janarit kanë bllokuara komunitete të tëra në veri të vendit dhe kanë shkaktuar kaos në trafik, veçanërisht përgjatë bregut të Detit të Japonisë. Shumë nga aksidentet fatale kanë ndodhur kur grumbujt e dëborës kanë rënë nga çatitë.
Vala e motit të keq, , arriti edhe në Tokio më 8 shkurt. Bora ra në kryeqytet për herë të parë pas disa vitesh.