Pasditen e djeshme, një anije Kroçerë rrezikoi të përplasej me bankinat e Venecias, ndërsa një stuhi ere dhe breshëri goditi qytetin.
Sipas informacioneve zyrtare, anija goditi një jaht të ankoruar si dhe disa anije të tjera, por arriti të shmangte aksidentin fatal.
Anija 'Costa Deliziosa', teksa po largohej nga porti, ndoshta për shkak të kushteve të këqia të motit, e gjeti veten në vështirësi për të ruajtur drejtimin e lëvizjes.
Paniku ishte evident mes pasagjerëve madje edhe ata që ishin në breg përjetuan çaste frike.
Komento