Shpërndante kanabis afër disa shkollave në Tiranë! Arrestohet 30-vjeçari! Nën hetim motra e tij, tentoi të fshihte drogën kur polica kontrolloi banesën

TIRANË- Arber Kola, 30-vjeç ka rënën në prangat e bluve të kryeqytetit pasi shpërndante kanabis në doza në zonën e Don Boskos dhe në afërsi të shkollave.

Nën hetim është vënë dhe motra e tij 32-vjeçare me iniciale Xh. K. Kur efektivët po kryenin kontroll në banesën e tyre, ajo ka tentuar të fshehë sasinë e drogë që vëllai i saj mbante në shtëpi.

Aktiviteti i paligjshëm i 30-vjeçari Kola ishte i përqendruar në zonën e Don Boskos në kryeqytet, dhe për më tepër afër disa shkollave. Kur u arrestua ai kishte me vete doza drogë, të cilat mesa duket i kishte përgatitur për t’i shitur.

Pas arrestimit të tij, policia kaloi në kontrollin e shtëpisë, ku motra e 30-vjeçarit tentoi të fshihte lëndën narkotike që ndodhej në banesë . U kontrolluan ambientet e jashtme dhe të brendshme të shtëpisë së tyre.

Si rezultat efektivët gjetën një sasi prej 2.5 kilogramë kanabis, rreth 250 doza të kësaj lënde narkotike të paketuara me qese farmaceutike, 3 peshore elektronike dhe qese të tjera farmaceutike që do të përdoreshin për ndarjen e lëndës narkotike në doza si dhe  3 aparate celulare.

Arben Kola akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa motra e tij akuzohet për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës“, pasi ka tentuar të fshehë lëndën narkotike që mbante vëllai i saj, në banesë. 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Dhimbje koke' për trajnerët, UEFA gati t'i vijë në ndihmë Sylvinhos për Europianin 2024

'Dhimbje koke' për trajnerët, UEFA gati t'i vijë në ndihmë Sylvinhos për Europianin 2024